Njerëzit e mëdhenj nuk ia lejojnë vetes të arrijnë në gradën e zhgënjimit dhe të këputjes së shpresave. Sado e vështirë të jetë situata, ata jetojnë me shpresën se e ardhmja do të jetë më e ndritur dhe më e mirë, duke e mbështetur diçka të tillë në vullnetin e Allahut të Madhërishëm.
Gjatë betejës së Hendekut, Profeti a.s. dhe muslimanët e Medines, u rrethuan nga të katëe anët. Gjendjen e muslimanëve në këtë betejë, e përshkruan vetë Zoti në Kur’an, ku thotë: “Kur u erdhën juve nga lart dhe poshtë, kur shikimet u shtangën dhe zemrat arritën fytin, ju ushqenit dyshime për Zotin. Në ato caste u sprovuan besimtarët dhe u tronditën fort.” (El Ahzab, 10-11)
Në ato caste të vështira dhe të tmershme, teksa muslimanët kishin hasur një shkëmb të fortë, Profeti merr kazmën dhe e godet shkëmbin me sa fuqi kishte. Nga goditja dalin disa shkëndija dhe Profeti a.s. thërret plot shpresë: “Zoti është më i madhi! Zoti më premtoi çelësat e pallatit të Cezarit dhe të Kisras, perandori të cilat do të bien ne duart e Ummetit tim.” Besimtarët thanë: “Zoti dhe i Dërguari i Tij kanë thënë të vërtetën dhe kjo ua shtoi besimin dhe fisnikërinë”.
Nëse të ndodh ndonjë fatkeqësi, dije se, me anë të besimit tënd dhe mbështëtjes tënde në Zot, do të dalësh më i fuqishëm nga kjo fatkeqësi. Ti duhet ta dish se ajo që te ndodi ishte shkak për fshirjen e shumë gjynaheve.
Profeti Muhammed a.s. ishte para shumë vështirësive dhe fatkeqësive. Ai ndodhej i vetmuar dhe i braktisur nga popuuli i tij, pasi e kishin përgënjeshtruar, e kishin refuzuar thirjen e tij, e kishin ofenduar, e kishin goditur me gurë, kishin mbjellë gjemba në rrugën ku kalonte dhe nuk kishin lënë formë keqtrajtimi pa e provuar.
Profeti a.s. ishte mbështetur me xhyben e tij për murin e Qabes dhe në atë kohë vjen Habab Ibn Ereti, i cili ishte keqtrajtuar mizorisht nga kurejshitët. Ata e kishin nxjerrë në shkretëtirë dhe ia kishin mbushur shpinën me gurrë të nxehur mbi zjarr. I lodhur dhe plot dhimbje, ai i tha Muhammedit a.s.: “O i Dërguari i Zotit! Përse nuk e lut Zotin që të na ndihmojë?!” Profeti a.s., siç ishte i mbështetur, u drejtua dhe i tregoi Hababit mbi vuajtjet e profetëve të mëparshëm. – “Merrej profeti – i thoshte Muhammedi a.s. –  dhe me sharrë e ndanin në dy pjesë trupin e tij. Betohem në Zotin, që do të plotësohet kjo fe, saqë do të udhëtojë gruaja e vetme nga Sanaja në Hadramaut, pa pasur frikë nga asgjë tjetër veç Zotit të Madhërishëm dhe egërsirave, por ju jeni njerëz të nxituar.”
Me këtë, profeti a.s. i paralajmëronte se së shpejti do të kishte një shtet musliman, ku do të përhapej siguria dhe qetësia. Këto fjalë i qetësuan shokët e Profetit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.