Njihuni me Muhamedin (a.s.), udhëzuesin për kërkim të diturisë

Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë, për studentët shpërndau fletushka me të dhënat e Muhamedit a.s. (letërnjoftimin) bashkëngjitur me hadithin mbi vlerën e diturisë, “Kush merr rrugën për të mësuar dituri, atij Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet dhe melekët, si respekt për punën që kryen kërkuesi i diturisë, shtrinë krahët e tyre mbi të. Për dijetarin kërkojnë falje (istigfar) çfarë ka në qiej dhe në tokë, madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit, krahasuar me adhuruesin (atë që bën ibadet), është si hëna në krahasim me planetët e tjerë. Vërtet dijetarët janë trashëguesit e Pejgamberëve dhe Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dinarë dhe as dërhemë, por kanë lanë trashëgimi diturinë. Kush merr nga ajo (trashëgimi), ka pasur një fat të mirë.”

Shpërndarja u bë nga aktivistet para rektoratit të Universitetit të Tetovës dhe së bashku me fletushkat u dhuruan edhe karafila. 


1 (34)