Të ftuara në emisionin “Zgjohu me ne” në Radio Televizionin e Maqedonisë, ishin Zubejda Murtezi dhe Zuljeta Fetai, anëtare të komisionit përgatitor për manifestimin e FRI-së me rastin e Vitit të Ri, Hixhrit 1438.

Nëpërmjet këtij emisioni, ato njoftuan rreth aktivitetit në fjalë e posaçërisht treguan për dekorimet dhe ndarjen e çmimeve që bëhen në këtë manifestim. Për çmimin “Shkencëtari i ri i vitit”, theksuan për rëndësinë e tij, që ka për qëllim motivimin e të rinjve për hulumtime dhe kërkime shkencore, pasiqë shqiptarët në vend kanë nevojë për njerëz që promovojnë dijen dhe ngritjen intelektuale.