“Objektivat e një femre të suksesshme”

Përskaj të gjitha privilegjeve që i gëzon faktori femër në shoqëri, privilegje dhe përparësi që nuk duhet anashkaluar nga njëra anë, sikurse përgjegjësitë dhe obligimet nga ana tjetër e rëndojnë më shumë peshoren e pjesëmarrjes aktive në rregullimin organizativo-shoqëror të saj.

Natyra e butë dhe e ndjeshme e krijesës femër, përulësia, dhembshuria dhe dashuria si pjesë të pandashme të karakterit të saj janë elemente kyqe të një rregullimi shoqëror të mirëfilltë.

Cila është arsyeja që më shtyju të debatoj një temë të tillë?. Të dashura mike dhe të gjithë ju lexues, bota gjithnjë e më shumë po shëndrohet në një front të egër,ku si asnjëherë më parë lufta e sotshme i është shpallur femrës për ta dobësuar rolin dhe kontributin e saj në shoqëri, luftë për uljen nga fronti të drejtësisë së saj dhe për ta përulur si asnjëherë më parë detyrën e shenjtë të cilën po e humb, asaj i zhvishet emri nënë, bashkëshorte dhe edukatore.

Femra është e prirë për të qenë udhëheqëse e drejtësisë në familje, rritjen me dashuri të brezit të rij, mburojë për bashkëshortin, simbol paqeje dhe mirësie për shoqërinë. Nëse këto janë detyrat e shenjta, cilat janë peripecitë që e demoralizojnë një nënë, e kundershtojnë një bashkëshorte dhe e pengojnë një edukatore në punën e saj .

Përgjigjia do të ishte e lehtë: Organzimi modern kapitalist gjithnjë e më shumë po e shëndron femrën në një fytyrë marketingu ku trupi i saj po bëhet ekspozim për përfitime kampanjash duke vrarë njëherë e përgjithmonë shpirtëroren dhe duke e udhëzuar atë drejt të humburës së hapur. Organizimi i sotëm biznesor po e shëndron atë në një kukëll zyrash e zbukurim të kanaleve televizive. Së fundmi ndodhi edhe e pritura me të cilën janë boshatisur shtëpitë, në të cilat mungojnë edhe kuzhinat, sot nuk ndëgjohet zë fëmije sepse të gjithë i dërgojnë në edukim special në dorën e edukatoreve të panjohura, sot femra u bë kurban i modernizimit dhe vlerave të ulta perëndimore kështu duke mos ditur të bëj filtrimin e të mirës nga e keqja u prangos nga ambisjet e paepura,dyshimet dhe smira.

Cili është fundi i këtij tregimi? Padyshim që do të ishte përkujtimi i objektivave, zgjimi i vetëdijes femërore dhe angazhimi i mirëfilltë i saj. Gjithnjë do të jesh e lodhur por si një profesoreshë me barrë mbi supe, kujdeshme për nxënësit e saj, mund të jesh e burgosur por si një udhëheqëse që lufton për të mirën e popllit të saj, lapsi dhe thëniet e një akamdemike femër mund të kritikohen të shpërfillen,por asnjëherë të mos dorëzohesh.

Ti je buzeqeshja e një fëmije,nuri i një shtëpie, e shpresa e një shoqërie të shëndoshë!

(Emine Haxhiu, studente e vitit të dytë pranë fakultetit Ekonomik në R. Turqisë)