OJQ Kisha Protestante , shteti paralel në Kosovë /Foto/

Që nga paslufta Kosovën e kanë vërshuar me qindra organizata të dyshimta nga perëndimi që për synim kanë ndërrimin e strukturës së popullsisë vendase.
Të ashtu quajturat OJQ që shërbejn si Kisha Protestante përdorin kurset e gjuhës angleze me çmime minimale për të afruar të rinj mysliman dhe kryesisht katolik për ti konvertuar dal nga dal në protestant një ideologji shkombëtarizuese.

Ministria Administratës Publike në Prishtinë ka deklaruar se nuk regjistron asnjë OJQ fetare, por ne listën e saj janë me qindra OJQ Kisha. Vetëm në Prishtinë i gjenë me dhjeta. Po të hysh brenda gjithçka që gjenë është literaturë që rrënon tolerancën fetare, ku kontestohet feja e shumicës absolute myslimane dhe krishtere dhe promovohet protestantizmi .

Kishat Protestante kanë sponzoruar edhe themelimin e mediave. Menjëherë pas lufte afër 14 mediume janë financuar nga protestantët me kusht që publikimit të materialëve krishtere. Këtë mund ta shohim edhe nga RTV Tema në Ferizaj e cila ka lidhje të afërt me kishën protestante si OJQ Alfa Omega Center e cila publikon filma dhe dokumentare për fenë protestante, reklamat e OJQ Alfa Omega Center, ndërkohë që ky medium u ka thënë organizatave fetare se nuk mund të publikoj reklamat për aktivitete islame sepse i kanë të ndaluara.
Anëtar i OJQ Alfa Omega Center është edhe themelusi i INFO dhe FOL , Ramadan Ilazi, tani pretendent për zëvendës ministër nga ana e PDK-së.
Ministria e Administratës Publike duhet të inspektoj punën e këtyre OJQ-ve të dyshimta para se këto të fundit të rrënojnë tolerancën fetare ndër shekuj e të nis ndonjë front reagimi popullor./ekuiliber.com/