Në emisionin “Zgjjohu me ne” në Radio Televizionin e Maqedonisë, ishin mysafirë përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë Forumit Rinor Islam, Zubejda Murtezi dhe Liridon Ismaili përgjegjës i aktiviteteve në nivel republikan gjatë muajit të shenjtë Ramazanit.
Kryefjala e këtij emisioni ishte “Forumi Rinor Islam dhe aktivitetet që organizojnë ata për muajin e shenjtë Ramzanin”.

Përveç që ata treguan rreth aktiviteteve që realizohen gjatë këtij muaji, në emision u prezantua edhe Departamenti i Femrës si pjesë e pandashme e Forumit Rinor Islam, për funksionin dhe rolin e saj në shoqëri, aktivitetet e saja të ndryshme si dhe shtrirja e saj në Degët: Kumanovë, Tetovë, dhe Kërçovë.

Veç tjerash u bisedua edhe rreth qëllimit të motos që Forumi Rinor Islam ka vendosur për këtë muaj, e që është “Ramazani, muaji i vetëdijesimit”.