Partia AK fillon punën intensive për mandatin e ri qeverisës

Fituese me diferencë të madhe votash në zgjedhjet parlamentare të 1 nëntorit, Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) e pret një punë intensive.

Ndërkohë që liderët e forcës politike në krye të Turqisë prej 13 vitesh po hartojnë programin e qeverisë dhe planin e veprimit, këshillimet dhe diskutimet më gjithëpërfshirëse rreth mandatit të ri do të realizohen në kampin, që do të mbahet më 9-11 dhjetor në Afyonkarahisar.
Kurse Bordi Qendror Vendimmarës dhe Drejtues i Partisë AK do të mblidhet nesër nën drejtimin e Kryeministrit Ahmet Davutoglu.
Në këtë kamp do të rishikohet kursi i mandatit të ri qeverisës, kurse shefi i Ankarasë zyrtare do të shpjegojë të priturat.
Pika të tjera, që do të zënë vend në agjendën e kampit, janë kushtetuta e re, zhvillimet ekonomike, kriza siriane dhe premtimet elektorale të Partisë AK.
Siç edhe pritej, vizitat e para jashtë shtetit pas formimit të qeverisë Kryeministri Davutoglu do t’i realizojë sërish në Republikës Turke të Qipros së Veriut, në Azerbajxhan dhe në Irak. (TRT Shqip)