Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë përmbylli ciklin e ligjëratave mujore në Qendrën Rinore në Tetovë. Ligjëratat në fjalë u realizuan gjatë vitit akademik 2016/2017 me ligjërues të ndryshëm.

Tema e ligjëratës së fundit ishte “Koha dhe shfrytëzimi i saj në Ramazan” të cilën e ligjëroi teologeja e mirënjohur, Sumeja Peza. Ligjëruesja elaborimin e saj e filloi duke bërë komentimin e sures El-Asr, sure e cila tregon për vlerën e kohës në Islam, më pas përmendi disa nga mirësitë e këtij muaji të bekuar dhe i këshilloi të pranishmet se si duhet shfrytëzuar koha në këtë muaj. Disa nga këshillat ishin : leximi i Kuranit, dhikri, sadakaja dhe  forcimi i lidhjeve farefisnore. Poashtu potencoi se ky muaj është edhe muaj i ndryshimit, pra muaj ku ne më së miri mund të largojmë veset e këqija dhe të përmirsojmë veten tonë.

Në fund të pranishmet kishin hapësirë të parashtrojnë pyetje rreth temës së lartpërmendur.