Forumi Rinor Islam mundësoi paraqitjen e projektit “Muzeu i Muhamedit a.s.” për herë të parë në Maqedoni. Qëllimi i projektit ishte paraqitja e jetës dhe veprës të Dërguarit të fundit, Muhamedit a.s. duke shfrytëzuar mjete teknike bashkëkohore. Vepra artistike “Muzeu i Muhamedit a.s.” si ide është krijuar nga Dr. Esmir Haliloviç, docent në Katedrën e Hadithit dhe thirrjes të fakultetit Pedagogjia Islame, universiteti në Zenicë.
Ky muze për njeriun më të dashur të njerëzimit arriti që përgjatë kohës tre ditëshe të ekspozitës të vizitohet nga rreth 3.000 vizitorë nga Shkupi dhe nga qytetet tjera përreth me çka edhe u dëshmua dashuria e madhe e muslimanëve dhe interesimi nga jomuslimanët për të Dërguarin e fundit.

Ata që e vizituan kishin mundësi të shihnin më afër dhe të dëgjonin më shumë rreth Profetit Muhamed a.s. nga vet autori i kësaj vepre dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët ishin udhëheqës profesionistë. Vizitorë të këtij muzeu ishin disa personalitete, si dhe shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme.
Gjithashtu muzeu është përcjellë nga shumë media të vendit.