Forumi Rinor Islam – Dega Shkup përmbylli Shkollën Verore për vitin 2016. Shkolla Verore të cilën e organizon Departamenti për Edukim pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup u realizua në zyrat e FRI -së në Shkup. Çdo ditë u mbajtën nga tri ligjërata nga hoxhallarë të ndryshëm duke filluar për çështjet e moralit, të cilat i ligjëroi hoxhë Fevzi Musliu, mbi çështjen e jurispodencës islame – ligjërues hoxhë Halil Ademi, dhe mbi çështjen e besimit – ligjërues hoxhë Rufat Sherifi.

Pjesë e Shkollës Verore ishte falja e namazeve në xhamitë e Çarshisë, Murat Pashë, Jigit Pashë, xhamia Arasta dhe Mustaf Pashë. Poashtu, pjesë e Shkollës Verore ishte edhe rekreacioni sportiv, ku u realizuan lojëra futbolli në sallën sportive në sh.f. “Liria”. Për pjesëmarrësit e Shkollës Verore më pas u organizua kamp veror në Kitkë. Kampi zgjati tri ditë dhe në vete përmbajti rekreacione, alpinizëm etj. Shkolla verore u përmbyll me shpërndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit nga kryetari i degës së Shkupit, Abdulhamid Mustafa dhe Lëvdata për tre garuesit më të mirë nga hoxha i nderuar Rufat Sherifi. Në përmbyllje të kësaj shkolle fjalë përshëndetëse pati kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani.

IMG_7478