Në amfiteatrin e UEJL-ës në kampusin në Shkup përfunduan trajnimet në kuadër të projektit Talentium. Në trajnimin e fundit nën komponentën e Lideshipit dhe Menaxhmentit u realizuan dy seanca edhe atë nga: Mr. Arben Halili – Drejtor Ekzekutiv i Zonës Teknologjike Industriale në Tetovë i cili ligjëroi në temë: Lidershipi dhe Suksesi, në kuadër të së cilës prezentoi parimet themelore të Lidershipit si dhe prezantoi para nxënësve përvojën e tij personale në rrugën e tij deri tek suksesi. Në seancën e dytë ligjëroi Fevzi Musliu – Kryetar i Forumit Rinor Islam në temë: Lidershipi dhe Etika.
Njashtu prezent në këtë trajnim ishin edhe përfaqësuesit e UEJL, në emër të të cilëve para mbi 100 nxënësve, prezantim të mundësive dhe programeve studimore që ofron UEJL, mbajti Fuat Shabani – kryetar i Parlamentit Studentorë të UEJL në Shkup.
Projekti Talentium është projekt i Forumit Rinor Islam që targeton nxënës të shkollave të mesme të vitit të tretë dhe të katër, me një program 12 javorë.
Programi i Talentium në vetë përfshin tre komponentë edhe atë: Trajnime për komunikim, Trajnime për Mediume dhe Trajnime për Lidership dhe Menaxhment. Ky projekt këtë vit akademik u realizua në 4 qytete: Kumanovë, Shkup, Tetovë dhe Gostivar dhe pjesemarrës nëpër trajnime ishin mbi 150 nxënës.
Në javët në vazhdim do organizohen edhe garat gjysëm finale nëpër qytetet e lartëpërmendura ku nxënësit do të garojnë në fjalime motivuese të formatit TED Talks dhe në minidokumentare. Dy më të mirët nëpër qytetet respektive dhe dokumentari më i mirë do të vazhdon në finalen e madhe ku do të garojnë nxënësit më të mirë të zgjedhur në garat e qyteteve të tyre.

Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium (1)
Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium

Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium (3)
Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium

Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium (4)
Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium

Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium (5)
Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium

Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium (6)
Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium

Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium (7)
Përfundojnë trajnimet në kuadër të projektit Talentium

 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam