Përkujtimi i Zotit është jetë

Njerëzit e mëdhenj e përmendin Zotin e Madhërishëm dhe e madhëronin Atë, pasi diçka të tillë e shihnin si furnizim shpirtëror, lumturi, kënaqësi të syve, pastrim të zemrës, shpirtin e luftëtarëve…Kjo, pasi vetem me përkujtimin e Zotit qetësohen zemrat. Qetësohen nga zhgënjimi i jetës se kesaj bote, qetësohen nga frika dhe jeta e stresuar. Me përkujtimin e Zotit qetësohen zemrat, është nje realitet të cilin e përjetuan njerëzit e mëdhenj.
Imam Muslimi transmeton se Profeti a.s. kaloi me shokët e tij pranë një mali të veçuar nga malet e tjerë dhe u tha shokëve: “Ecni, ky është Xhemedani (për malin).” Shoket u ndalën duke vështruar se çfarë të veçante kishte ai mal. Profeti a.s. u tha: “Janë dalluar njësuesit”. Të habitur, shoket e pyetën: “Kush janë njësuesit, o i Dërguari i Zotit?” Ai u tha: “Janë ata burra dhe gra që e përmendin Zotin shpesh”.

Një ditë Profeti a.s. u tha shokëve: “A t’ju tregoj se çfarë është me e mirë nga veprat tuaja, që është më e paster dhe qe ka shpërblimin më të madh, që është më e mire se të japësh flori apo argjend sadaka, që është me e mirë se të luftosh me armiqtë në rrugë të Zotit?” Sahabët i thanë: ‘Cila është ajo vepër, o i Derguari i Zotit?’ ai u tha: “Përkujtimi i Allahut”.

Thotë Zoti i madhërishem në Kur’an: “Më kujtoni (me adhurim) që t’ju kujtoj (me shpërblime), më falënderoni dhe mos më mohoni.” (El Bekare, 152).
Nëse perkujtimi i Zotit nuk do të kishte dobi tjetër, do të mjaftonte që të përmend vetë Zoti. Nëse ti e përmend në veten tënde, Ai të përmend me veten e Tij, nese ti e përmend mes njerëzve, Ai të përmend mes melekëve, banorëve të qiellit.

Kur një njeriu të mirë dhe adhurues me përkushtim ndaj Zotit të tij i thanë: “Përse nuk e cakton kohën kur përkujton Zotin, në mëngjes, drekë dhe darkë?” Ai u përgjigj: “Si më kërkoni të caktoj një kohë që unë kvtë e bëj gjatë gjithë kohës, naten dhe ditën?!”
Thotë Zoti i Madhërishëm në Kur’an: “Ata që e përkujtojnë Zotin në Këmbë, të ulur dhe të mbeshtetur dhe meditojnë rreth krijimit të qiejve dhe të tokës.”

Kush kërkon zemër të mbushur me qetësi, jetë plot lumturi dhe një arsyetim të drejtë, e këshillojmë të përmendë sa më shumë Zotin. Tregon Ibn Tejmije, që Ebu Hurejre kishte lidhur një mijë nyja në një pe dhe me të përkujtonte Zotin duke thënë çdo ditë 12.000 herë ‘Subhanallah’.

Musai a.s. i kërkoi Zotit t’i mësojë diçka të re, me të cilën ta përkujtonte duke u dalluar nga njerëzit e tjerë. Zoti i tha: “Më përkujto me fjalën: La ilahe il-lall-llah. Musai i tha: “O Zot! Të gjithë njerëzit e thonë këtë, une dua diçka specifike.” Zoti iu përgjigj: “O Musa! Nëse do të vendoseshin shtatë qiejt bashkë me token në njërën anë të peshores dhe fjala ‘LA ILAHE IL-LALL-LLAH’ në anën tjetër, padyshim që fjala ‘LA ILAHE IL-LALL-LLAH’ do të rëndonte më shumë”.
Ndodhte që Ibn Tejmije ulej në xhami pas namazit të sabahut dhe qëndronte ulur duke kujtuar Zotin derisa të lindte dielli. Më pas çohej dhe u thoshte nxënësve: “Ky është ushqimi im për sot”.
Imam Buhariu e përfundon librin e tij të haditheve me hadithin e bukur: “Dy fjalë të lehta për t’u shqiptuar, të rënda në peshore, të dashura tek Zoti, ato janë: “Subhanallahi ve bi hamdihi, subhanallahil adhim.”
Këta njerëz të medhenj si imam Buhariu, Muslimi dhe dijetarë të tjerë të hadithit, porosisin dhe këshillojnë Ummetin që të përsërisin sa më shpesh fjalët: “LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU VE HUVE ALA KUL-LI SHEJIN KADIR”. Kush i përserit keto fjalë njëqind here në ditë, i shkruhen njëqind të mira, i fshihen njëqind të këqija, i quhet sikur u ka falur larine dhjetë skllevërve dhe askush nuk mund të ketë bërë një vepër më të mire, përveçse dikush që ka thënë më shumë se ai.”
Profeti Junus a.s. u gëlltit nga balena dhe ndodhej nëtri errësira: E barkut të baleens, e oqeanit dhe e natës, i shkëputur nga të gjithë të afërmit, të dashurit, fëmijët dhe gruaja. I gjendur në këtë situate, ai kujtoi Krijuesin e Vetëm dhe të pashoq dhe thirri me forcen e besimit: “Nuk ka Zot tjetër përveç Teje, o Zot. I pa të meta je Ti, unë i bëra padrejtësi vetes time.” Thotë profeti a.s.: “Çdo i burgosur që i përsërit këto fjalë, do t’I largohen brengat.”
Kurse Jusufi a.s. u burgos në burg, duke u ndarë nga njerëzit e dashur dhe duke qëndruar i vetëm në qelinë e tij të rrethuar me hekura. Edhe pse në qeli dhe në vuajtje, ai gjente kohën e duhur dhe ftonte të burgosurit e tjerë ne besim dhe adhurim të një Zoti të vetëm: “O ju shokët e mi të burgut, a është më mire të adhurohen zota të ndryshëm apo Zoti, i vetmi ngadhnjimtar?” (Jusuf, 37).
Zemra është organi që vështrohet dhe kontrollohet nga Zoti i Madhërishëm. Nëse atë e mbush me lexim Kur’ani, përkujtim të Zotit, lutje, madhështi të Zotit dhe shenjtërim, ajo do t’I ngjajë një kopshti të mbushur me lule të ndryshme dhe do të të nxisë për punë të mira, moral, sinqeritet, mall dhe besim të forte. Por nëse ti e mbush me përgojime, epshe, deshira për argëtime dhe dëfrime, dyshime etj…, ajo i ngjan një ndërtese të vjetër dhe pothuaj të shembur, e cila nuk ka gje Brenda përveç minjëve, akrepave, marimangave etj… Kjo zemër është e mbushur me urrejtje, zili dhe smirë, devijim nga rruga e drejtë, mendjemadhësi dhe epshe.
(Njerëz të mëdhenj)