Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, në Info Qendrën – FRI organizoi program përmbyllës të cikleve të ligjëratave dyjavore gjatë vitit akademik 2015/2016 nën motot “Freski shpirtërore” dhe “Ndërtim mozaiqesh”.
Fillimisht këtë program e përshëndeti përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë Forumit Rinor Islam, Zubejda Murtezi. Në këtë event të ftuara ishin teologet Rukije Mici, Sumeja Peza, Xhemile Idriz dhe Esma Sherifi, të cilat kanë ligjëruar gjatë këtyre cikleve. Teologet patën rastin të pranishmeve t’iu drejtohen me disa këshilla të shkurtëra, përgëzuan aktivitetet duke iu dëshiruar organizatoreve që të jenë gjithmonë bartës të veprave të mira.
Për kontributin e tyre të palodhshëm ligjërueset u shpërblyen me nga një dhuratë modeste nga përgjegjësja pranë FRI – Dega Shkup, Isra Sherifi.

Programi gjithashtu ishte i pasuruar me recitim të Kuranit, këndim të ilahive dhe përfundoi me një koktel.
sk 1