Më datë 08.02.2014, në Hotel New Star u organizua darkë donatorësh në kuadër të fushatës “Së bashku për fëmijët e Sirisë”. Darka në fjalë ishte aktiviteti qëndror i kësaj fushate.
Përveç darkës, mbrëmja u pasurua edhe me një program të shkurtër gjatë të cilit u bë prezentimi i të gjitha aktiviteteve të realizuara në kuadër të fushatës si dhe ndihmat e grumbulluara në secilin aktivitet.  Në darkë ishin të pranishme mbi katërqind mysafire të profileve të ndryshme.
Për ndryshe, fushata “Së bashku për fëmijët e Sirisë” ëshë ndërmarrë nga disa organizata dhe sektore grash me qëllim grumbullimin e ndihmave finansiare për fëmijët sirianë.
Fushata ka filluar që nga 18 janari dhe në kuadër të saj janë organizuar një sërë aktivitetesh në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë.
Me mjetet e grumbulluara gjatë kësaj fushate parashihet të blihen rreth 1460 pako bebesh për fëmijët sirianë.
Xhiro llogaria e hapur enkas për këtë fushatë do të jetë e hapur deri më 15.02.2014. Të interesuarit mund të donojnë në numrin në vijim 250001002682515.
Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam ishte pjesë e trupit organizativ të kësaj fushate.