Sot më datë 06.07.2013, Sektori i Femrës – FRI Dega Kumanovë organizoi piknik njëditor në pendën e Likovës. Në piknik morën pjesë anëtaret dhe aktivistet e Sektorit të Femrës në Degën e Kumanovës.
Pikniku kryesisht kishte karakter argëtues ku pjesa më e madhe e kohës u shfrytëzua si kohë e lirë. Por, pikniku përmbajti edhe një program të shkurtër, përfshirë lojëra, një kuiz dhe një ligjëratë.
Ligjërata përfshiu disa këshilla parapërgaditore për Muajin Ramazan, dhe poashtu për vlerën e lutjes. Ligjëratën e mbajti ligjëruesja Sadete Sulejmani, kurse pikniku zgjati deri pasmesditës.

Piknik ne Kumanove  (1)
Piknik nga FRI – Sektori i Femrës, Dega Kumanovë

Piknik ne Kumanove  (2)
Piknik nga FRI – Sektori i Femrës, Dega Kumanovë

Piknik ne Kumanove  (4)
Piknik nga FRI – Sektori i Femrës, Dega Kumanovë