Një grua e moshuar në Arabinë Saudite ka arritur për të mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh.
Pavarësisht moshës së saj të vjetër, gruaja ka arritur këtë me vullnet  dhe vendosmëri të fortë për të mësuar përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin.
Ajo ka filluar të mësoi Kur’anin përmendësh që në moshën 55 vjeçare, tani pas 15 vjetësh, në moshën 70 vjeçare plaka është hafize,  raportoi faqja al-Weam news website.
Ajo kurrë nuk ka menduar për të hequr dorë dhe më në fund arriti  objektivin e saj të madh.
Sekcioni i Shoqatës së Grave për mësimin e Kur’anit Përmendësh, në krahinën e Afif ka zhvilluar kohët e fundit në një ceremoni për të nderuar gruan 70-vjeçare dhe për të uruar hafizen e re 70 vjeçare.
Kurani i Shenjtë është i vetmi Libër Fetar që mbahet në mend, që mësohet përmendësh apo memorizohet nga nga pasuesit e tij.
Persona të panumërtë në çdo komunitet mysliman kanë memorizuar tërë Kur’anin që nga koha kur u zbulua, kur është shpallur, para më shumë se 1400 vjetësh.
 
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë