Janë prezantuar sot në Tiranë fanellat me të cilat do të luajë Kombëtarja e Shqiptare e Futbollit në “Euro 2016”, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për një dizajn të ri, ku prezente është dhe një shqiponjë e vendosur në të trija fanellat që janë në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanella e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në ceremoninë e prezantimit u shpreh se është detyrë që futbollistët e kombëtares të mbështeten që të jenë një ekip dinjitoz dhe që të arrijnë rezultatet e dëshiruara.
Fanella është një ndërthurje mes traditave shqiptare me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizenjo e saj është e vaçantë.
Fanellat janë prodhuar nga firma italiane “Macron”, ku federate shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur dhe një marrëveshje me këtë firmë, që ka dizejnuar edhe fanellat e skuadrave të tjera europiane. Firma në fjalë sipas marrëveshjes do të jetë sponsori i ri teknik i Kombëtares së Shqipërisë në në “Euro 2016”.
Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të firmës italiane, trajneri i Kombëtares Shqiptare në futboll, Gianni De Biasi, etj.