Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), ka publikuar listën e kampionateve më të forta në botë për vitin 2014.

Nuk është çudi e as befasi se cili kampionat është i pari në botë. Falë dy skuadrave më të mëdha në botë, Real Madridit dhe Barcelonës, La Liga prinë në vendin e parë me 1259 pikë, transmeton Telegrafi.
Çuditërisht në pozitën e dytë është renditur kampionatin italian, Serie A, edhe pse ky kampionat viteve të fundit ka vuajtur nga klubet e mëdha, pasi iu janë blerë pothuajse të gjithë lojtarët më të mirë.
Serie A, ndodhet në pozitën e dytë me 998 pikë, duke lënë mbrapa Premierligën angleze në vendin e tretë me 958 pikë.
Pesë pozitat e para përfundojnë me kampionatin argjentinas dhe atë gjerman, ndërkohë kampionati brazilian ndodhet në të gjashtën, duke lënë mbrapa atë francez në pozitën e shtatë, ndërsa në tri pozitat e fundit janë edhe kampionati portugez, kolumbian dhe ai paraguaian. /Telegrafi/