SARAJEVË/ZAGREB/PODGORICË/SHKUP/PRISHTINË (AA) –
Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, përveç shtetit të dikurshëm të përbashkët sot ndajnë edhe tregimet e ngjashme të jetës. Disa prej tyre janë të shkolluar dhe ambicioz, por punësimin në vend të profesionit për të cilin janë specializuar janë të detyruar të kërkojnë në pozicione dhe punë të ndryshme. Kështu sot programuesit dhe magjistrat e juridikut punojnë si kamarierë, ndërkohë që magjistrat e bujqësisë si shitësit e telefonëve mobil, shkruan Anadolu Agency (AA).
 
– Në vend të farmës apo farmacisë shitja e telefonave mobil – 
Nisvet Pashiç nga Fojnica e Bosnjës dhe Hercegovinës ka diplomën e magjistrit të bujqësisë. Megjithatë, atë sot mund ta takoni në dyqanin e telefonëve dhe pajisjeve në Sarajevë. Ky realitet është larg nga ai që priste kur e zgjodhi shkollën e mesme, pastaj fakultetin i cili do t’ja mundësonte punësimin në fushën e bujqësisë.
“Pasi vij nga fshati, atje kam punuar me prodhime bujqësore dhe kështu jam dashuruar në këtë punë dhe mendoja se pas përfundimit të fakultetit do ta gjej punën diku, të udhëheq ndonjë farmë, firmë, apo farmaci”, ka thënë Pashiç për AA.
Ai shtoi se kurrë nuk i ka shkuar ndërmend se si një qytetar i arsimuar nuk do të punojë në profesionin për të cilin gjithmonë ka ëndërruar. “Kur jam regjistruar në fakultet, kam menduar se bujqësia është e ardhmja e një shteti. Megjithatë, për shkak të rrethanave të njohura në vendin tonë kam përfunduar si tregtar sepse kam parë se momentalisht kjo funksionon më së miri”, thotë Pashiç.
Para kësaj, gati dy vjet pas përfundimit të studimeve ka kërkuar punë, duke dërguar CV-në në njoftimet e gazetave apo të internetit, por edhe personalisht i vizitonte firmat në mënyrë që të punësohet. Punë ka gjetur duke pirë kafe me pronarin e dyqanit në të cilin punon. E ka lutur për punë pas së cilës pronari i tha “si të të punësoj ty si magjistër i bujqësisë të punosh si shitës? A është ky niveli yt?”. Pashiç u përgjigj se për të është e rëndësishme vetëm të punojë, nuk ka rëndësi se çfarë.
 
– Shkollimi shkoj kotë –
Duke kujtuar ditët e tij studentore, ai besonte se menjëherë pas diplomimit do të ketë një punë të sigurtë, por në fund, nuk ndodhi ashtu si mendonte, prandaj është në depresion. “Sinqerisht, unë jam në depresion për shkak se kam mbaruar kolegjin, ju jepni gjysmën, pothuajse një të tretën e jetës dhe në fund nuk keni një punë,” tha Pashiç.  Ai pranon se tani ka filluar ta dojë punën e tij, të cilën në fillim nuk dinte asgjë për të. Ai tha se çdo punë mund të mësohet nëse për të ka vullnet.
Ai pohon se njeh shumë adoleshentë dhe të rinj, sikur edhe vet që nuk punojnë në profesionet e tyre dhe nuk i përdorin njohuritë që kanë fituar më parë. Shumë prej tyre, thotë ai, shkollimi u shkoj kotë. “Unë e di shumë prej miqve, që askush nuk punon. Mbaruan kolegje, por ende janë në shtëpi apo në entin për punësim. Madje disa as në ent nuk janë lajmëruar,” tha Pashiç për AA.
Për programuesit shpesh dëgjojmë se ata nuk kanë probleme për të gjetur punë, ndërsa “dilema” më e madhe është që të përzgjedhin punëdhënësin. Megjithatë, shembulli i Hajra Mrkuliçit, tregon se edhe ai ndanë të njëjtat probleme me mijëra të rinj në të gjithë rajonin. Me profesion ai është programues, por për shkak të mungesës së punës Hajro kompjuterin ka zëvendësuar me tabake.
“Me profesion jam një programues. Kam mbaruar Informatikën Aplikative, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Podgoricë. Unë aktualisht punoj si kamarier në një bar-kafe në Podgoricë. Ekziston krizë e madhe për të gjetur vende punë, por jeta vazhdon,” tha Mrkulić për AA.
 
– Në vend të kompjuterit, tabakaja –
I vetëdijshëm se nuk është i vetmi që, pavarësisht diplomës universitare, nuk punon në profesionin e tij. “Për fat të keq, nuk jam i vetmi rast që nuk punon në profesionin e zgjedhur. Ka shumë mjekë, inxhinierë, inxhinierë elektrike, programues, të cilët thjesht nuk punojnë në profesionin e tyre, ata nuk mund të gjejnë punë, kështu që ata janë të detyruar të punojnë diçka tjetër, në mënyrë që ti mundësojnë vetes funksionimin normal” tha Mrkuliç, i cili katër vjet studioi Informatikën Aplikative. Megjithatë, akoma nuk ka punë në profesionin e tij, por nuk humb shpresën dhe beson në përmirësim të gjendjes.
Ashtu edhe Samit Pajaziti, 27 vjeç, nga Shkupi shpreson që së shpejti ta zëvendësoj kecelën e kamariert me ditarin shkollorë. Ai dy vjet më parë u diplomua në Fakultetin Pedagogjik, të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi”, ndërsa punon si kamerier në një nga restorantet e Shkupit.
Në një bisedë me gazetarin e AA, Pajaziti vë në dukje se është “një kamerier me diplomë”, dhe se nuk ka mundësi për të punuar si mësimdhënës, të cilën e kishte si ambicie të jetës së tij, për çfarë edhe ka studiuar. “Jam lajmëruar në katër shpalljet publike të fundit, por çdo herë më kanë refuzuar për arsye banale. Të gjithë e dimë se si dhe kush punësohet. Të drejtat e përparësisë për punën i keni nëse jeni anëtar i partisë në pushtet,” thotë Pajaziti.
Ai nuk heq dorë nga dëshirat e tij, ndërsa më të rinjve iu rekomandon më mirë të planifikojnë më parë. “Rekomandimi im është që të rinjtë të mos bëhen kamerierë pasi ti përfundojnë fakultetin. Për të ardhme më të mirë, planifikoni më herët dhe mos lejoni që të komandojnë me ju”, tha Pajaziti.
 
– Eliminimi i qëllimshëm i kandidatëve në konkurse –
Kolegë i Mrkuliçit dhe Pajazitit në “profesionin e detyruar” është edhe Blerim Cakolli, 29 vjeçari nga Prishtina, punon si kamarier në një bistro-bar të Prishtinës, përkundër faktit se, prej dy vitesh, ka thirrjen e magjistrit të shkencave juridiko-civile. Në Kosovë, shumë të rinj me diploma universiteti apo master, të tillë si Cakolli, punojnë çfarëdo pune tjetër, për ti siguruar ekzistencën vetes dhe familjes.
Ai për Anadolu Agency deklaroi se ia ka arritur që të punësohet në profesion për shkak se në konkurset për punësim përcaktohen kushte për eliminimin e qëllimshëm të kandidatëve, ashtu siç kërkohet tre vjet përvojë pune, të cilën asnjë jurist i diplomuar nuk e plotëson.
Ai thekson se rregullisht përcjell të gjitha konkurset në profesionin e tij, por që nuk është pranuar askund, kishte raste kur, përkundër plotësimit të gjitha kushteve asnjëherë nuk është ftuar në intervistë. Sipas tij, një nga arsyet qëndron në nepotizmin e shoqërisë kosovare.
Për atë, siç thotë, jeta nuk është vetëm shkencë, prandaj njeriu duhet të merret edhe me gjëra tjera. Megjithatë profesioni për të cilin jeni përcaktuar, duhet të jetë prioritet, por kjo po ndodh rrallë në Kosovë.
“Nevoja gjithmonë vjen para dëshirës. Në një mënyrë, këtu tek ne në Kosovë, studimet janë bërë dëshira. Për mua personalisht, janë si hobi.  Unë mundem me kryer edhe dy apo tre fakultete, sa të jetë e nevojshme dhe sa kam dëshirë, në këtë mënyrë, mirëpo puna është një lloj nevoje sepse ne varemi krejt prej kësaj pune. Punën të cilën e bëjë unë, varem nga ajo”, tha Cakolli për AA.
 
– Planifikimi katastrofal i tregut të punës –
Cakolli i cili rrëfen se, prej fillimit të studimeve në vitin 2007, ai ka punuar gjatë gjithë kohës dhe ka studiuar, njëkohësisht, nuk ka dashur të kërkojë para nga prindërit. Kështu si Cakolli, nga rrethi i ngushtë i kolegëve të tij, janë rreth 15 juristë të rinj me magjistraturë. Problemi sipas tij qëndron në planifikimin e tregut të punës, të cilin Cakolli e quan katastrofë dhe i fajëson institucionet që nuk i përvetësojnë kuadrot e reja të shkolluara, ndërsa e kërkojnë në konkurse.  Cakolli shton se, edhe nëse dikush ia jep mundësinë për ta bërë stazhin, atë e bënë duke mos ia dhënë rrogën juristit të ri, ndërsa shkuarja në punë dhe kryerja e përvojës së parë profesionale, ka shumë shpenzime dhe kjo për shumicën është e papërballueshme.
Fillimisht, ai planifikon të kryej  provimin e jurisprudencës dhe pastaj të tentoj të punësohet si jurist, pa marr parasysh ku. Nëse nuk do të mund ta bëjë këtë, do të tentojë të hap një avokaturë të tij personale. Nëse nuk ia arrin këtë ai planifikon të filloj si ndihmës në prokurori, por nëse edhe kjo nuk realizohet. Cakolli mundësin e tij ndoshta e sheh në vendet e Bashkimit Evropian.
Në anëtarşn më të re të BE-së, në Kroaci, jeton Mlladen Zdilar, i cili ballafaqohet me problemet e njëjta. Ai punon si postier. Edhe pse paralelisht me punën e postierit ka përfunduar Fakultetin e komunikacionit, për të, akoma nuk ka një vend më të mirë të punës.
“Pres që së shpejti të marrë një pozicion më të mirë në postë, në përputhje me diplomën që kam. Deri tani unë jam në terren dhe shpërndaj postën, letrat, dërgesa, fletpagesa dhe pako. Jam adaptuar të punoj si postier, paga është e rregullt, edhe pse nuk është e mjaftueshme për familjen time, por do të bëhet mirë”, thotë Zdilar i cili nga hobi i tij, fotografi në dasma, fiton më tepër, përkundër harxhimeve të qirasë së lartë në Zagreb.
 
@aa_albanian