Sektori i Femrës pranë FRI-së përmbylli aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin a.s.” me programin artistik të realizuar në Gostivar më 14. 02.2013. Programi në fjalë u mbajtë në Pallatin Kulturës Asnom , me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së Muhammedit a.s.
Hapja e këtij programi artistik u bë me leximin e një asheri, ku pastaj fjalë përshëndetëse kishte përgjegjësja e Sektorit të Femrës znj.Esma Sherifi. Njëherit ajo përmendi aktivitetet që ka ndërmarë dhe ka realizuar sektori në nivel të fushatës “Ta njohim Muhammedin a.s.”, poashtu para të pranishmeve mbajti edhe një ligjerat të shkurtë mbi personalitetin e Muhammedit a.s. Pastaj vazhdoi programi ku pasuan Ilahijet nga grupi “Rejjanë”, monolgë mbi jetën e Muhammedit a.s. poezi dhe një dialog.
Pas përfundimi të programit të pranishmet patën rastin të jenë pjesë e një kokteliqë u shtrua pas programit ku njëherit u shpërndanë edhe fletushkat e pregaditura enkas për këtë kampanjë.
Vlenë të theksohet se i gjithë ky program u realizua me ndihmën e disa donatorve gjë për të cilën Sektori i Femrës është shumë mirënjohëse dhe i falenderon për përkrahjen e tyre.

Program Artisitik - Sektori i Femrës pranë FRI-së
Program Artisitik – Sektori i Femrës pranë FRI-së

Program Artisitik - Sektori i Femrës pranë FRI-së
Program Artisitik – Sektori i Femrës pranë FRI-së

Program Artisitik - Sektori i Femrës pranë FRI-së
Program Artisitik – Sektori i Femrës pranë FRI-së