Sot me datë 22.12.2012 u mbyll java e III-të e projektit “Edukohu, debato!” që organizohet nga Forumi Rinor Islam dhe Qendra “RACIO” .
Kësaj radhe vargu i trajnimeve u pasurua me një ligjeratë-trajnim me titull “Si ti përmirësojmë aftësitë prezantuese – teknikat e Steve Jobs-it” të cilën e shtjelloi prof.dr. Gadaf Rexhepi, profesor universitar dhe ekspert në fushën e menaxhmentit strategjik. Profesori i nderuar nëpërmjet shembujve konkret arriti që nxënësve pjesëmarrës t’ua sqarojë rëndësinë  e përmirësimit të teknikave të komunikimit dhe prezantimit duke u referuar në personalitetet më të njohura botërore në këtë fushë, si Steve Jobs, Bill Gates.
Prezantimi i mirë i ideve është qelësi i suksesit në çdo fushë. Në pjesën e fundit të ligjeratës prof. dr. Gadaf Rexhepi u fokusua në shembullin e gjeniut Steve Jobs i cili arriti që produktet e kompanisë së tij Apple të jenë më të shiturat në treg dhe e gjithë kjo falë teknikave të tija të thjeshta por të veqanta të prezantimit.
Pas përfundimit të ligjeratës profesori i ftoi nxënësit pjesëmarrës që të kyqen në temën me anë të pyetjeve.
Aktivitetet në kuadër të projektit “Edukohu, debate!” vazhdojnë javën e ardhshme (të shtunen) ku në fokus do të jetë trajnimi me temë: “Komunikimi verbal dhe joverbal”.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam