Protestues shqiptarë sot në Shkup apeluan që Prishtina dhe Tirana të mos heshtin përballë dhunës dhe brutalitetit të huliganëve maqedonas të shprehur ndaj shqiptarëve, raporton INA.“Apelojmë që të mos heshtë Sali Berisha dhe Hashim Thaçi. Ky i fundit bile na doli zot se është gardian i shqiptarëve të Maqedonisë dhe trevave tjera. Ku është ai gardian sot, pse po heshtë dhe nuk po reagon”, kanë shprehur revoltën të rinj shqiptarë, pjesë e protestës paqësore kundër dhunës dhe huliganizmit maqedonas.
Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Tirana dhe Prishtina, për ti bërë kërkesë Shkupit zyrtar që të ndërpres dhunën dhe masat represive ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, që ndodhën dje nëpër rrugët e Shkupit.
Kryeministri i Kosovës në 100 vjetorin e festimeve në Shkup theksoi se Kosova do të jetë gardian i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe do të mbrojë ato në Maqedoni, Luginë dhe trevat e tjera jashtë kufijve