Autor: Asa Winstanley
Përktheu nga anglishtja: Shqipe Palloshi
 
Me sytë e mediave botërore larg Gazës e mbi gjendjen shqetësuese në Irak dhe Siri, populli i Palestinës mbetet edhe një herë i harruar dhe vdekjet e tyre kalojnë pa u vërejtur.
Por, pasojat e luftës së fundit dhe më të përgjakshme të Izraelit kundër popullatës civile të Gazës vazhdojnë. Për shtatë javë, Izraeli bombardoi rripin bregdetar, duke pasur në shënjestër lagje të tëra, duke zhdukur familje të tëra dhe duke e shkatëruarr infrastruktutën civile në mënyrë sistematike. Grupet e rezistencës palestineze, të cilat ishin shumë më të dobëta ushtarakisht, qëndruan fuqishëm dhe luftuan, duke vrarë 64 ushtarë izraelitë.
Izraeli veproi siç e ka zakon: shënjestrim masiv, brutal dhe i qëllimshëm i vetë popullatës së Gazës. Në ushtrinë izraelite dhe në shoqërinë  izraelite që çdo ditë bëhet më dajthtiste, civilët palestinezë shihen si joekzistentë . Rrjedhimisht, shumica e tyre e shohin të lejueshme vrasjen dhe shkatërrimin e popullatës palestineze si tërësi. Dënojini nënat, sepse ato do t’i lindin “gjarpërinjtë e vegjël”, pati thënë paturpësisht një deputete izraelite me famë.
Në fund të luftës më 2 Gusht, 2,139 palestinezë humbën jetën nga makineria luftarake e Izraelit.
Sipas statistikave të KB-së, rreth 75-80% e këtyre të vdekurve ishin civilë. Me çdo luftë të re, proporcioni i civilëve ndaj luftëtarëve te vdekur palestinezë rritet. Sulmet izraelite sa vijnë e bëhen më të pamëshirshme. Më nuk mund të flasim për sulme  të pakujdesshme izraelite kundër civilëve palestinezë, sepse, me armë të tilla të sofistikuara dhe me një numër vazhdimisht të lartë të të vdekurve palestinezë, kjo me siguri është e qëllimshme.
Krahas të vdekurve dhe të lënduarve, ka pasur shkatërrim të shtëpive dhe bizneseve të palestinezëve. Populli i Gazës vetëm tani po fillon ta marrë veten nga kjo traumë e vrazhdët kolektive. Ata mund të mos jenë më në titujt kryesorë, por vuajtja e tyre vazhdon.
Nga kjo tragjedi, fillojnë të dalin në pah dëshmi të një lloji që nuk është dëgjuar më parë.
Max Blumenthal (Maks Blamenthëll), koleg dhe mik i imi, shkoi në Gaza menjëherë pas përfundimit të luftës së kësaj vere. Duke i shmangur klishetë dhe natyren ndonjëherë jo të besueshme të raportimeve të luftës, Blumenthal kishte biseduar me njerëzit rreth tmerreve që i kishin parë dhe shkatërrimin e plotë që e kishin përjetuar.
Gjatë një fjalimi të tij në Londër javën e kaluar gjatë të cilit isha i pranishëm, dhe në dëshminë e tij mbi Palestinën në Gjykatën ndërkombëtare për krime të luftës, Blumenthall rrëfeu disa nga storjet  që dëshmitarët okularë palestinezë ia kishin rrëfyer atij.
Sipas një sërë dëshmitarësh okularë me të cilët ai kishte folur, e të cilët kanë ofruar dëshmi bindëse të ndodhive të ndryshme, duket se ushtarët izraelitë kanë filluar një zakon të ri gjatë luftës së fundit në Gaza. Siç thotë Maksi: “Shënjestrim të pashkak të civilëve palestinezë që flisnin hebraisht”.
Ja një shembull: “Në Huza, në lindje të Han Junis, dëshmitarë të shumtë kanë përshkruar se si ushtarët i kanë tubuar vendasit në qendrën e qytetit ndërsa e kanë pushtuar zonën më 23 korrik, dhe pastaj kanë pyetur nëse ka dikush që flet hebraisht. Kur një 54 vjeçar ka bërë një hap përpara si shenjë përgjigjeje pozitive, ata e kanë goditur në zemër.”
Ndërsa arabishtja është gjuha amëtare e palestinezëve, shumë prej tyre flasin të pakten pak hebraisht, veçanërisht ata që rregullisht janë në kontakt me izraelitët. Në Gaza, e izoluar nga bota për aq gjatë kohë, ka shumë më pak hebraisht-folës sesa në Bregun Perëndimor, dhe akoma më pak se në Jeruzalem. Por, disa nga gjenerata më e vjetër, që akoma kanë pasur leje për të udhëtuar në Izrael për punë, e flasin hebraishten. Dhe shumë të burgosur palestinezë e mësojë gjuhën gjatë qëndrimit në burg.
Ky shënjestrim është një dukuri e re , për sa di unë. Nuk kam dëgjuar të ketë ndodhur më parë në ndonjë mënyrë sistematike. Me këtë pajtohet edhe Dena Shunra, një ekspert izraelit me të cilin jam konsultuar.
Përse do ta bënin ushtarët izraelitë një gjë të tillë? Pa dyshim, përkthimi nga hebraishtja në arabisht do të ishte i dobishëm për ta gjatë dhënies së urdhrave për palestinezët nën arrestin e tyre.
Këto janë vetëm raportet fillestare që dalin nga Gaza dhe që përligjin shqyrtime dhe analiza të mëtutjeshme. Megjithatë, mund të fillojmë të marrim me mend disa shpjegime të mundëshme.
Mund të ketë qenë një akt i papërmbajtur kontrolli, diçka për t’i mbajtur njerëzit nën kontrollë dhe të frikësuar.  Nëse nuk ka mënyrë që palestinezët të dijnë çfarë ushtarët planifikojnë, kështu do të mund t’i lënë njerëzit në hamendje për më gjatë.
Por, ideja që m’u kujtua mua, është ide me pasoja më afatgjata. Gjatë disa viteve të fundit, me rritjen e nismave për bojkot ndaj shteit të Izraelit, me rritjen e çështjeve gjyqësore për krime lufte dhe akte tjera të shtypjes ndaj palestinezëve që po barten në gjykata ndërkombëtare, Izraeli është bërë më i vetëdijshëm për imazhin e tij ndërkombëtar.
Rastet e këtilla pothuajse çdoherë mbështeten në dëshmitë okulare të palestinezëve.  Kjë është arsyeja pse, për shembull, Gjykata ndërkombëtare për krime lufte, ftoi palestinezë për të dëshmuar gjatë seancave të saj. Dihet se Izraeli ka penguar aktivistët palestinezë nga udhëtimi jashtë vendit për aktivizëm të tillë, ose i ka ndëshkuar më pas për këtë.
A mund të jetë që Izraeli ka vrarë hebraisht-folësit në Gaza për ta parandaluar të kuptuarit më të detajuar të krimeve të luftës të ushtarëve izraelitë në Rrip?
Tani për tani, thjesht nuk e dimë, por me daljen në pah të dëshmive të mëtutjeshme me kalimin e kohës, fotografia mund të bëhet më e qartë.
Burimi: Middle East Monitor