Është zbuluar se gjelat zotërojnë një ritëm biologjik 24 orësh. Sujoshi Shimura dhe Takashi Joshimura nga Universitetit Nagoja në Japoni kanë zhvilluar një studim rreth mënyrës së përcaktimit të kohës së këndimit të gjelit në agimin e ditës.
Gjatë këtij studimi një grup gjelash janë vendosur në një dhomë të errët në të cilën ishte vendosur dhe një kamera. Megjithëse gjelat mund të këndojnë edhe në orare të tjera të ditës pjesa më e madhe e tyre  këndoi në zbardhje të ditës.
Gjelat të cilët u mbajtën në dhomën e errët, pa parë dritën e diellit për 2 javë rresht patën një çrregullim të orës biologjike dhe filluan të këndojnë kohë pa kohë.
Pasi u mbajtën edhe 2 javë të tjera gjelat e harruan fare orën biologjike dhe kështu nuk arritën të dallojnë zbardhjen e ditës.
Bëhet e ditur se pas 4 javëve gjelat e humbën plotësisht ritmin e tyre biologjik dhe se kishin nevojë për dritë për ta rifituar atë. Studimi është publikuar në revistën “Current Biology”./Start/