|
Bajrami, kremtim i fitoreve |
|
|
Shkruar nga Mr: Bashkim ALIU
|
|
Përcjellja e ramazanit Sot është dita e Bajramit, dita kremtimit të asaj periudhe të bujshme një mujore të Ramazanit me adhurim, veprim konstruktiv, aktivitete produktive, pastrim të shpirtit dhe ngritje në piedestalet më të larta të botës morale dhe shpirtërore. Pa kufij e falënderojmë Allahun e madhërishëm i Cili na mundësoi që muajin e Ramazanit ta kalojmë me agjërim, adhurim intensiv dhe aktivitet të bujshëm fetar. Krahas pesë kohëve të namazit, e falëm edhe namazin e teravisë, po ashtu edhe namaz tjera vullnetare-nafile, e në veçanti në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit e falëm namazin e natës; e kemi shpjeguar Kur'anin ma tepër se çdo herë, i kemi çuar salavate edhe ma tepër të dërguarit të Allahut-Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kemi qenë më të bashkruar se çdo herë, kemi qenë unik në veprimet, mendimet dhe ndjenjat tona. Në të gjitha anët e botës, muslimanët janë ngritur në syfyr, kanë bërë iftar, kanë falë teravi, xhamitë kanë qenë përplot me xhemat, dhe kjo flet për begatinë e unitetit në muajin e bekuar të Ramazanit. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Nata e Kadrit fitore mbarėnjerėzore |
|
|
Shkruar nga Mr: Bashkim ALIU
|
|
<<Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit (1) E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? (2) Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! (3) Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje (4) Ajo (që përcakton Zoti) është paqë deri në agim tëmëngjesit (5)>>[ Suretu-l-kadër] Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej Ebu Hurejres se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” Kush e kalon natën e Kadrit me adhurim duke besuar dhe llogaritur (në shpërblimin e Allahut), i falen mëkatet që i ka bërë më parë”. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Ramazani nė Medinė |
|
|
Shkruar nga Kerim Fenari
|
 Rruga për në Mekë shtrihet mes maleve e këndeve të mprehta dhe të pamëshirshme të granitit. Rruga për në Medinë kalon përmes fushave të mëdha të bazaltit, nëpër djerrinat që të kujtojnë të kaluarën vullkanike të rajonit. Historianët myslimanë kanë regjistruar disa shpërthime vullkanike. Më i frikshmi ka ndodhur në vitin 1257, kur një vullkan derdhi përrenj të mëdhenj llave, e cila lëvizte me shpejtësi, por që iu ndryshua drejtimi drejt lindjes së qytetit vetëm nga lutjet e shumta të banorëve të tij. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Mrekullia e krijuesit - Agjėrimi i kėrmijve |
|
|
Shkruar nga Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
|
 Kërmijtë janë butakë të vegjël gastronomik. Disa jetojnë në ujë e disa në tokë. Kanë trup të zgjatur ngadalë lëvizës me guaskën (shtëpinë) e cila i mbron nga rreziku. Kërmijtë e tokës i dëshirojnë terrenet me lagështi. Gjatë ditës me diell futen nën sipërfaqen e tokës dhe bëhen aktiv gjatë natës. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Mrekullia e krijuesit - Agjėrimi i thnegėlngrėnėsit gjembor |
|
|
Shkruar nga Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
|
 Thnegëlngrënësi gjembor, ose echidna, është një lloj gjitari i natës i cili hap tokën dhe vendos vezët. Jetojnë në Australi, Tasmani dhe Guinenë e Re. Nuk ka dhëmbë dhe është i mbuluar me gjemba. Ka gjuhë të gjatë dhe ngjitëse me të cilën rrëmben insektet si thneglat dhe termitet.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Cili preferohet gjatė ramazanit, gjumi apo adhurimi? |
|
|
Shkruar nga Rahman FERIZI
|
|
1. FLINI MJAFTUESHËM Sipas disa hulumtimeve shkencore bashkëkohore më shumë se 2/3 –të e njerëzve vuajnë nga simptomat e çrregullimit të gjumit. Nuk duhet të habiteni nëse ndjeni lodhje dhe kokë dhembje në fillim të këtij muaji. Ngase organizmit i duhet kohë derisa të gjen mekanizma autorregullues, të cilët do t'i përshtaten dinamikes dhe modifikimit të bioritmit të ri të kohës gjatë këtij muaji. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Agjėrimi,aspekte mjekėsore |
|
|
Shkruar nga Dr.Samire ADEMI-LUTOLLI
|
|
Abstenimi nga ushqimi, gjegjësisht agjërimi, është metoda më e vjetër preventive dhe terapeutike e shërimit të sëmundjes në historinë njerëzore.Abstenimi nga ushqimi është konsideruar si metoda më e shëndoshë për njeriun nga civilizime të hershme. Luqant Di Napi (dietolog romak) thotë së që në kohërat e vjetra ka pasur uri të rëndomtë për pastrimin ë shpirtit dhe organizmit. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Ēlirimi i Mekes, fitore e shumėfishtė |
|
|
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu
|
|
Çlirimi i Mekes është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë islame e cila dëshmoi për fitoren e madhe të besimit në një Zot mbi politeizmin, dhe të besës mbi tradhëtinë. Mekeja është qyteti në të cilin lindi Muhamedi s.a.v.s. dhe aty i zbriti shpallja, e para kësaj, ky qytet u formua nga dy njerëz të lavdishëm të historisë islame, Ismaili paqa e Allahut qoftë mbi të dhe nëna e tij Haxhereja, Allahu e mëshiroftë. Allahu i Madhërishëm e urdhëroi Ibrahimin a.s. që ta dërgojë Haxheren dhe Ismailin në këtë luginë e cila më pas do të banohet dhe aty do të ngritet qyteti i Mekes. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Mosagjėrimi me qėllim i disa ditėve nė ramazan |
|
|
Shkruar nga Dr. Jusuf Kardavi
|
|
PYETJA: Çfarë është dispozita e atij që ka agjëruar disa ditë në Ramazan dhe në disa ditë të tjera me qëllim e ka prishur agjërimin? A i llogariten (pranohen) atij ditët të cilat i ka agjëruar, apo nuk i llogariten? PËRGJIGJJA: Kjo pyetje është e llojit të pyetjes së kaluar dhe përgjigjja jonë është se çdo send ka llogarinë e vet, ndërsa çështja nuk është në ditët të cilat i ka agjëruar, a llogariten ato, apo jo? Por (çështja) është në ditët në të cilat nuk ka agjëruar, a kompensohen apo jo? Dhe nuk mundet të kompensohet një ditë e Ramazanit, përveç se me një ditë të ngjashme me të nga Ramazani tjetër, ndërsa çdo Ramazan pa dyshim vjen i zënë me obligueshmërinë e agjërimit në të. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 17 nga 48 |