Ministria e Punës në Itali, ka publikuar vendet ku mund të aplikohet për punësim sezonal. Parashikohet shpërndarja nëpër krahina e 10.650 kuotave të dekretit të flukseve për punonjësit sezonalë dhe e 800 kuotave për punonjësit sezonalë shumëvjeçarë.
Një qarkore e ministrisë së Punës në Itali, e datës 9 prill sqaron se ndarja e këtyre kuotave është bërë duke mbajtur parasysh “kërkesat për krah pune sezonale jokomunitare qëkanë dalë në pah nga konsultimet në nivel lokal me krahinat, provincat autonome të Trentos dhe të Bolzanos, Drejtoritë Territoriale të Punës palët sociale dhe sindikatat, si edhe në bazë të kontratave të qëndrimit të nënshkruara gjatë vitit 2013”.
Gjithsej janë shpërndarë 10.650 kuota hyrjeje për punë sezonale dhe 800 kuota për kërkesat e autorizimeve për punë sezonale shumëvjeçare. 1.350 kuotat për punë sezonale dhe 2.200 për punë sezonale shumëvjeçare janë mbajtur në nivel kombëtar për t’iu dhënë më pas krahinave që do të kenë nevojë.