PYETJA: Selamualejkum Hoxhë i nderuar desha ta bojë një pyetje në lidhje me zekatin p.sh unë vitin e kaluar ua kam dhan zekatin 10.000 eurove por ata kan mbetë të njëjtat 10.000 euro d.m.th nuk jan shumu a kanë zekat kët vit apo jo me nderime Allahu xh.sh ju shpërbleft selamualejkum?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Zeqati është obligim fetar në pasurinë e cila i plotëson kushtete e caktuara. Allahu i Madhërishëm në shumë ajete urdhëron që të jepet zeqati, dhe dhënia e zeqatit shpesh është e shoqëruar me urdhërin për të falur namaz.
Zeqati jepet për çdo vit për atë pasuri e cila e ka mbrritur limitin-nisabin, e nisabi është 85 gram ari. Për atë, paratë të cilat e kanë këtë vlerë, e kanë arritur limitin e zeqatit, dhe duhet të jepet zeqati.
Kusht tjetër i zeqatit është edhe posedimi shumës së caktuar një vit. Pra, nëse ajo pasuri një vit ka qenë në pronën tënde, obligohesh të japish zeqat.
Nga pyetja e juaj, shihet se sasia e parave tuaja e ka mbrritur, bile e ka tejkaluar limitin i cili e obligon zeqatin.
Poashtu, edhe në aspektin e kohës, kanë kaluar nji vit, dhe kjo pasuri për një vit të plotë ka qenë në pronën tënde. Për atë, edhe kushti i kalimit të një viti të plotë për këtë pasuri, është plotësuar, dhe ju obligoheni ta jepni zeqatin.
Ju e ngreni dilemën se e keni dhënë zeqatin për vitin e kaluar dhe kjo pasuri nuk është shtuar. Mirëpo, edhe pse nuk janë shtuar, parat janë vlerë në vete, dhe për këtë shkak nëse e mbrinë limitin dhe kalojnë një vit, i nënshtrohen zeqatit për këtë vit, ndërkaq për vitin e kaluar ju e keni dhënë për atë vit. Dhënia për vitin e kaluar, nuk e liron pasurinë nga zeqati edhe për këtë vit, me pretekst se kjo sasi nuk është shtuar, nëse sasia e tillë e arrinë nisabin e zeqatit dhe ka qëndruar një vit.
Në përgjithësi, zeqati është edhe një lloj ndëshkimi për mos investimin e pasurisë, ngase nga investimi kanë dobi ma tepër persona se sa nëse kjo pasuri ngelet e tillë dhe jepet zeqat, ngase zeqati është në lartësi prej 2,5%, ndërkaq investimi e prëfshinë gjithë sasinë apo pjesën më të madhe të saj, dhe kjo normalisht ka impakt në ekonomi, në zbutjen e papunësisë, qarkullimin e pasurisë etj. Për këtë, preferohet që paratë mos të grumbullohen por të invesatohen e të qarkullojnë, sepse dobia e shoqërisë është më e madhe nga qarkullimi dhe investimi i pasurisë, se sa nga deponimi dhe grumbullimi.
Nuk ka rëndësi nëse është shtuar apo jo sasia e parave, nëse kanë kaluar një vit, dhe e mbrinë limin e zeqatit. Obligohesh ta japish zeqatin.
 
Allahu e di më së miri.