Qeveria do ta mbështesë hapjen e 2.000 vendeve të punës me mbështetje financiare në një shumë prej një milion euro përmes një sërë programesh për të cilat do të mund të aplikojnë persona të papunë, njoftoi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.
Në seancën e fundit të Qeverisë janë aprovuar pesë masa, trajnim te ndonjë punëdhënës i njohur, trajnim te ndonjë punëdhënës i njohur me subvencionim, trajnime për profesione të cilat janë deficitare, mbështetje e praktikimit, si përvojë e parë e punës deri në punësim, si dhe trajnim për aftësi zhvillimore nga sfera e teknologjive informative.
Shpalljet për masat e reja të Qeverisë do të publikohen të hënën në ueb faqet e Agjencisë për punësim dhe të Qeverisë që të munden personat e papunë të aplikojnë.
Sipas Gjorgjievit, të gjitha masat e reja janë dorëzuar për shqyrtim në Komisionin për Antikorrupsion për vlerësimin e respektimit të Ligjit dhe është marrë përgjigje pozitive.