Qendra për Mirëkutim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) uron të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke u dëshiruar çaste të këndshme festive familjare dhe duke lutur të Madhin Zot që t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha ibadetet e kryera gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Në këto momente gëzimi dhe rehatie, të mos harrojmë të përkujtojmë në lutjet tona, të gjithë vëllezërit dhe motrat e besimit, të cilët për çfarëdo arsye nuk kanë një ditë të rëndomtë feste, por ballafaqohen me shqetësime nga më të ndryshmet, thuhet në njoftimin e Sektorit për Marëdhënie Publike pranë QMBI-së.