Sot që shënojmë 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit, të vendosur 106 vjet më parë në Kongresin e Manastirit, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) përgëzon dhe uron të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shkrimit dhe dijes.
Duke e shënuar këtë datë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, ne nderojmë vetveten dhe gjuhën tonë të bukur shqipe, sakrificën e gjeneratave të tëra për ruajtjen dhe zhvillimin e saj, brez pas brezi.
Ky përkushtim i tyre ndër shekuj, na obligon edhe më shumë për afirmimin dhe drejtshkrimin e saj nga ana jonë, si dhe mbrojtjen nga përdhosja dhe injorimi që mund t’ia bëjnë të tjerët për arsye nga më të ndryshmet.
Sektori për Marrëdhënie Publike