Proceset e fundit të cilat ndodhën në Shkup tregojnë për një paqëndrueshmëri dhe objektivitet të institucioneve shtetërore dhe politike ne vend. Procesi gjyqësor shumë i përfolur “Monstra” u mbyll me një përfundim më të keq të mundshëm dhe më pas ishte shkas për protestat në vijim.
Forumi Rinor Islam shpreh shqetësimin e vet për këto ngjarje dhe kërkon organeve gjyqësore të rishqyrtojnë vendimin dhe të tregojnë objektivitetin e tyre ndaj fakteve dhe argumenteve, kurse të distancohen nga ndikimet emotive nacionale dhe politike.
Nga ana tjetër kërkojmë që policia dhe organet e mbrojtjes të lejojnë qytetarët të organizojnë protesta paqësore dhe të mos tregojnë dhunë dhe vandalizëm mbi protestuesit. Pamjet e djeshme ishin të papranueshme për vlerat morale dhe etike njerëzore prandaj si të tilla e njollosin edhe imazhin e Maqedonisë ndaj të tjerëve.
Le të shërbejnë këto ndodhi për të marë mësim që institucionet të tregohen korrekte dhe me trajtin të barabartë ndaj qytetarëve të tyre pa dallime etnike.