Reporterja e njohur në CNN, Christiane Amanpur, e ka pyetur për një çështje shumë të papritur dhe tëvështira ministren e drejtësisë së Izraelit Cipi Livni për bombardimin në Rripin e Gazës. Ministresha është habitur nga këto pyetje se pse Izraeli bombardon spitalet në Gaza.
Amanpur së pari herë ministren e Izraelit e ka pyetur , a nuk është koha për Izraelin për të ndaluarsulmet sepse vetëm dy javë më parë vranë më shumë se 500 palestinezë, shumica civilë, gra dhe fëmijë.
“Nuk doni vetëm ju paqë. Duam edhe ne. Ne jemi duke u përpjekur për të bindur Hamasin përarmëpushim e cila do të ishte zgjidhja më e mirë, ” tha ministresha Livni ,  por Amanpur nuk u ndal vetëm këtu.
Amanpur i’a kujtoi ministres se në të njëjtën periudhë kishte vetëm 20 izraelitë të vrarë, ushtarë, përkundër 500 palestinezëve, dhe se ky përpjestim i tillë është përsëritur në të gjitha sulmet e mëparshme të Izraelitnë Gaza rreth vrasjeve të viktimave civile.
“Ne jemi duke u përpjekur për të shmangur civilët si objektiva për vrasje . Izraeli kërkon që palestinezët të largohen nga disa vende në Gaza, por urdhërat e Hamasit janë që njerzit të qëndrojnë, ne kemi edhe fotografitë e civilëve të vdekur, “përfundoi Livni.
Amanpur pastaj u bë gjithnjë e më shumë e drejtpërdrejtë ministreshën e Izraelit e pyeti se pse ushtria izraelite ka bombarduar spitalet në Gaza, veçanërisht para katër spitaleve, edhe pse ata nuk janë objektiva ushtarake.
“Unë nuk e di. Ajo duhet të hetohet, asnjë përgjigje. Hetohen faktet “ka thënë mininistresha Livni pak si e habitur nga pyetja.
Ushtria Izraelite për dy javë që kryejnë sulme brutale ajrore dhe tokësore në Gaza që kanë vrarë më shumë se 500 palestinezë dhe plagosur mijëra të tjerë. Skenat e përgjakshme nga Gaza tregojnë se viktimat ishin kryesisht civilë, fëmijë, gra dhe pleq./TetovaSot.com/