Dhunës në shkollë iu nënshtrua edhe një 13 vjeçar në Bajicë të Drenasit.
Atë e rrahu keq arsimtari i matematikës, raporton Klan Kosova.
Me këtë rast tani po merren hetuesit policorë dhe zyrtarët e Ministrisë së Arsimit.
“Ditën e premte i kam marrë leje me shku me falë Xhumanë, por ai nuk më ka lëshuar. Tani ditën e hënë mka pyet me notë dhe më ka vënduar dysh tani un deshta me shku te drejtori ai tani më ka rreh”  tha Mentor Liku.