Nëse sot gjendja është ndryshe dhe nëse muslimanët i ka goditur dobësia, kjo ndodh sepse besimi nuk po gjen te ata forcen dhe kurajën për t’i nxitur përpara. Nëse sot jemi ku jemi, kjo ndodh sepse besimi nuk e ka me atë moralin qe e mban gjallë, sepse sot ne jemi besimtarë për shifra dhe statistika, apo se besojmë ashtu siç kane besuar të parët tanë, duke e trasheguar këtë besim njëlloj si pronat dhe paratë e tyre. Sepse besimi që kemi sot nuk na jep as force e as gjallëri, as guxim e as trimëri.
Pejgamberi, Muhammedi (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), na i ka treguar shkaqet e këtij poshtërimi dhe të kesaj dobësie që po kalojme sot. Dhe sot koha e ka vertetuar plotesisht atë që ai pati thënë: “Po afrohet koha kur popujt do të turren mbi ju tamam si njerëzit e urritur mbi copën e bukës.” A do të jemi të paket në numër? – e pyetën shokët. “Jo, – tha ai, – ju nuk do të jeni të pakët, përkundrazi do të jeni shume. Por ju do të jeni si shkuma e dallgëve dhe Allahu do ta heqë nga zemrat e armiqve frikën ndaj jush, ndersa juve do t’ju godasë me dobësi dhe poshtërim.”
E pyetën: Po ç’është kjo dobësi? Dhe ai iu përgjigj: “Dashuria për jetën dhe urrejtja e vdekjes.”
Ja pra ky është nxitësi kryesor i kesaj dobësie dhe këtij poshtërimi qe po kalojmë sot. Sepse secili është dhënë pas botës se tij dhe jeton skllav i kesaj jete, i prangosur ne zinxhirët e saj të rëndë. Epshet dhe pasionet e degdisin dhe e dalldisin pa masë, dëshirat e tij materiale e kanë vënë teposhtë. Sepse sot nuk behet fjale per objektiva te larta, por vetem per synime te ulëta.
Dashuria për këtë botë e bën mbretin te dobët dhe të pafuqishem, te ligsht para pasioneve të tij, skllav të dashurisë së femrës.
Urrejtja e vdekjes bën që njerëz dhe shoqëri të bien nën kthetrave të kesaj jete mashtruese, kësaj jete në të cilën ata vdesin përditë, duke u shndërruar ne kufoma qe lëvizin mbi tokë./FRI

Dr.Jusuf el Karadavi