Më 13 janar 2015, ditë e martë, në kuadër  të fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”, Sektori i Femrës – Dega në Shkup, organizoi mbrëmjen studentore “Kam fituar me të rinjtë (hadith)”.
Programi u hap me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së,  znj. Esma Sherifi Kurti, e cila njoftoi të pranishmet për aktivitetet që organizon Sektori i Femrës në kuadër të kësaj fushate.
Prezentimet e kësaj mbrëmje ishin “Si u arrit suksesi me të rinjtë gjatë historisë” (Isra Lika) dhe “Si të bëhemi rinia që sjell fitoren” (Rabie Jahja).
Pjesa artistike e mbrëmjes u mbush me disa ilahi interpretuar nga korri “Rejjan”.
Poashtu, pjesë e programit të kësaj mbrëmjeje ishin edhe shpallja e fitueseve nga konkursi për poezi dhe për mësimin përmendësh të 40 haditheve të Imam Neveviut. Që të dy konkurset ishin hapur kur filloi  fushata “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”.
Në konkursin për poezi u shpërblyen tri vendet e para, kurse në konkursin e dytë katër vendet e para.
Pjesë përmbyllëse e programit të kësaj mbrëmje ishte shpërblimi i pjesëmarrëses e cila para të pranishmeve tha dhjetë hadithe të Profetit Muhamed (alejhi selam). Ishte ky një kuiz shpërblyes që u shpall aty për aty.
Aktiviteti në fjalë për të dytën herë me rradhë organizohet nga Sektori i Femrës – Dega në Shkup gjatë fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”.

10928075_10205637531716780_1944240056_n
Sektori i Femrës – Dega Shkup organizoi mbrëmjen studentore “Kam fituar me të rinjtë”

10937388_10205637531796782_1548622460_n
Sektori i Femrës – Dega Shkup organizoi mbrëmjen studentore “Kam fituar me të rinjtë”

10933059_617653068339576_725617867_n
Sektori i Femrës – Dega Shkup organizoi mbrëmjen studentore “Kam fituar me të rinjtë”

 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam