Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, dega në Shkup, përmbylli ciklin e ligjëratave për femra që qe paraparë të realizohet përgjatë muajit ramazan.
Ligjëratat u realizuan nëpër xhamitë e Shkupit dhe rrethinës.  Një ligjëratë u realizua në xhaminë e lagjes së Sarajit. Temën “Ramazani, muaji i lirisë dhe shpresës” e elaboroi ligjëruesja njëherit kryetarja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së, znj.Esma Sherifi Kurti.
Në lagjen Shuto Orizare u realizuan gjithsej katër ligjërata. Ligjëruesja Advije Shazi elaboroi tema të ndryshme përgjatë katër javëve rradhazi. Ajo ligjëroi për mënyrat e largimit nga mëkatet, vlerën e natës së kadrit.
Ligjëratat u mbajtën edhe për femrat e fshatit Satapetkë. Ligjëruesja Fatime Ramuka elaboroi temën e fundit për këtë muaj e që ishte “Pendimi”.

10555225_674424222638475_1495654897_n
Sektori i Femrës, Dega Shkup përfundoi me ligjëratat për femra

10490171_674426855971545_837500428_n (1)
Sektori i Femrës, Dega Shkup përfundoi me ligjëratat për femra