Më 20 korrik 2014, ditë e diel, Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam shtroi iftar edhe për nxënëse e studente të Sarajit.
Iftari u mbajt në Restorant “Dardania” në Saraj. Të pranishme në iftar ishin 25 vajza.
Poashtu, këtë iftar e nderoi me prezencën e saj edhe Kryetarja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së, znj. Esma Sherifi Kurti.
Ajo, pas iftarit, përshëndeti të pranishmet, në cilësinë e teologes dha disa këshilla për këtë muaj, si dhe tregoi edhe për aktivitetet që realizon Sektori i Femrës përgjatë këtij muaji.  Tregoi per punën dhjetë vjeçare të Sektorit, aktivitetet e shumta që realizon si dhe theksoi për aktivitetet përgjatë muajit ramazan. Të pranishme në iftar ishin edhe anëtare tjera të kryesisë së Sektorit të Femrës pranë FRI-së.
Ky ishte edhe iftari i parë i organizuar në këtë pjesë të Shkupit, por interesimi i të pranishmeve ishte që të vazhdojnë bashkëpunimet me Sektorin e Femrës.
Kurse, iftare për anëtare, aktiviste, nxënëse e studente, janë shtruar në disa qytete, përgjatë këtij muaji, ku edhe vepron Sektori i Femrës pranë FRI-së.

10489865_1541174182777714_6632021337407102708_n (1)
Sektori i Femrës iftar në Saraj

10574216_1541174259444373_4232845526675507260_n