Për Ditën Botërore të Shëndetësisë, Sektori i Femrës në Kumanovë, realizoi aktivitetet në kuadër të fushatës “Kujdesem për shëndetin mental. Stresi nuk është mbi shëndetin tim!”
Aktivitetet filluan me zhvillimin e disa ligjëratave nëpër shkollat e mesme të qytetit. Qëllimi i ligjëratave ishte ngritja e vetëdijes tek shkollarët e mesëm lidhur me shëndetin mental në përgjithësi e stresin në veçanti, si dhe paralajmërimi për ta se çfarë të dëmshme e të dobishme sjell stresi.
Ligjërata e parë u realizua më 04.04.2013 (e enjte), në shkollën e mesme ekonomike ”Pero Nakov”, ku ligjërues ishte psikolog Qazim Ameti, me temën “Stresi dhe shëndeti”.
Ligjërata e dytë u realizua më 05.04.2013 (e premte),  në gjimnazin “Sami Frashëri”, ligjëroi Mr. Muhamed Jonuzi me temën “Stresi, vetëm i dëmshëm apo edhe me dobi?!”
Ligjërata e tretë u mbajt më 05.04.2013 (e premte), në gjimnazin “Ismet Jashari” në Likovë, ligjëroi Mr. Muhamed Jonuzi me temën “Stresi, vetëm i dëmshëm apo edhe me dobi?!”
Dhe, për fund, përmbyllja e aktivitetevë në Kumanovë u bë me realizimin e ligjëratës së hapur në lokalet e FRI-së. Ligjërata në fjalë u mbajt më 06.04.2013 (e shtunë), ligjëroi psikologe Vjollca Aliu, me tëmën “Stresi”. Pas realizimit të secilit aktivitet u bë shpërndarja e fletushkave “Kujdesem për shëndetin mental. Stresi nuk është mbi shëndetin tim!”

Sektori i Femrës - Kumanovë, realizoi aktivitetet për Ditën Botërore të Shëndetësisë
Sektori i Femrës – Kumanovë, realizoi aktivitetet për Ditën Botërore të Shëndetësisë

2
Sektori i Femrës – Kumanovë, realizoi aktivitetet për Ditën Botërore të Shëndetësisë

3
Sektori i Femrës – Kumanovë, realizoi aktivitetet për Ditën Botërore të Shëndetësisë

5
Sektori i Femrës – Kumanovë, realizoi aktivitetet për Ditën Botërore të Shëndetësisë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam