Departamenti për edukim pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi seminar edukativ njëditor në Info Qendrën FRI, në Shkup. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin anëtarët dhe aktivistët e FRI – së. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i Degës Shkup pranë FRI – së, Abdulhamid Mustafa i cili mes tjerash tha: “Shpresoj që ky seminar t’ju jep informacione rreth vlerave të FRI – së, se në çfarë vlera e promovojmë organizatën dhe njëkohësisht i ftojmë të rinjtë që të jenë pjesë e akiviteteve që i organizojmë si FRI.” Ky seminar i titulluar “Vlerat e FRI – së 2017” ishte i ndarë në tri seanca në të cilat ligjëruan hoxhallarë të ndryshëm. Ligjërues në seancën e parë ishte hoxhë Qenan Ismaili, i cili ligjëroi temën “Vullnetarizmi”. Seanca e dytë vazhdoi me ligjëratën “Besimi” të cilën e ligjëroi hoxhë Rufat Sherifi dhe pas një pauze u zhvillua edhe seanca e tretë në të cilën u elaborua tema “Përpikshmëria” nga hoxhë Fevzi Musliu. Më pas pasuan grupet punuese të cilët u ndanë në gjashtë grupe. Në fund edhe u prezantuan nga aktivistët punimet dhe konstatimet e tyre në grupe.