SHBA është zhgënjyer nga një marrëveshje e fundit për pajtim ndërmjet partive rivale palestineze Fatah dhe Hamas, ka thënë të mërkurën Departamenti i Shtetit.
Kundërshtarët kanë rënë dakord të formojnë një qeveri të unitetit dhe të mbajnë zgjedhje në Bregun Perëndimor dhe Gaza, duke i dhënë fund një përçarje shtatë vjeçare. Qeveria e Unitetit Kombëtar, e cila do të bie nën ombrellën e Organizatës Çlirimtare të Palestinës ( PLO ), do të formohet brenda pesë javëve, me zgjedhjet e caktuara për gjashtë muaj më vonë.
Departamenti i Shtetit ka caktuar Hamasin si një organizatë të huaj “terroriste” në vitin 1997. Ky grup nuk ka qenë anëtar i bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA.
“Kjo ësht shqetësuese, dhe ne jemi të zhgënjyer me njoftimin,”  tha Jen Psaki, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, duke folur me gazetarët të mërkurën.
Qeveria izraelite ka reaguar tashmë ndaj marrëveshjes mes Hamasit dhe Fatahut duke anuluar një sesion të planifikuar në mes të delegacioneve të paqes izraelite dhe palestineze që ishte planifikuar për të mërkurën./mesazhi/