Shega është një fryt që përmban shumë antioksidues dhe është shumë e pasur me vitaminë C, kurse rekomandohet konsumi për shkak të fuqisë që ka për të mbrojtur njerëzit nga infeksionet e kancerit dhe gripit.
Në lidhje me këtë temë foli Ali Unal, profesor në Departamentin e mjekësisë interne, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Erciyes në qytetin Kayseri të Turqisë.
Unal tha se çdo sezon i vitit ka frutat ose perimet përkatëse të cilat i kërkon organizmi. Nëse konsumohen të freskëta, ato kanë aftësi të pengojnë sëmundje të caktuara të cilat janë specifike për këtë periudhë kohore.
“Shega është një pemë shumë e pasur me vitaminë C dhe konsumimi i shegës apo lëngut të saj të freskët forcon sistemin imunitar”, tha Unal.
Ai shtoi se shega përmbanë antioksidues, vitaminat A dhe E, prandaj në mënyrë afatgjate shkatërron qelizat e kancerit në trup.
“Në këtë mënyrë njerëzit mund mbrohen nga mundësia e kancerit dhe gripit. Në rastin e gripit, me ngrënien e shegës, shërimi mund të jetë shumë më i shpejtë dhe më i lehtë sepse ajo mban sistemin tuaj imunitar të fortë. Prandaj, unë besoj se shega është një nga frutat më të rëndësishme në dimër”, tha Unal.
trt/Shqip