Në një paraqitje televizive me rastin e përvjetorit të pestë të revulucionit egjiptian kundë grushtetit, kreu i Unionit Botërorë të Dijetarëve Musliman, Dr.Jusuf el Karadavi, ka akuzuar presidentin aktual të Egjiptit Abdulfetah Es Sisi, i ardhur në krye të vendit permes grushtetit duke e quajtur si ‘Hipokrit dhe Gënjeshtar’ dhe njëherit kërkoi që ai bashk me ndihmësit e tij të largohen dhe t’ua lënë Egjiptin qytetarëve.
Ai tha: “Egjiptit iu ofrua një rast i mirë që të bëhet një vend i madh, pas disa vitesh, por ata (puçistët) i tretën të gjitha këto mundësi. Ata (Sisi dhe argatët e tij) janë një errësirë e vërtetë për këtë vend. Asnjëherë nuk do të ketë mirësi për këtë vend derisa udhëhiqet nga këta njerëz, të cilët mundohen për interesat e tyre personale dhe jo për ato të popullit. Për ata (puçistët) nuk ka ngelur tjetër përveçse të largohen”.
Kreu i Unionit Botërorë të Dijetarëve Musliman, tha se të gjithë ata që dhanë jetën në këtë revolucion llogariten si dëshmorë tek All-llahu i Madhërishëm, duke i përgëzuar ata me vetë fjalët e Zotit nga Kur’ani: “Dhe mos i llogaritni si të vdekur ata të cilët luftuan në rrugën e Allahut”. – (Kur’an)
Ai, nuk harroi as ata të cilët kanë humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, ata të cilët janë nëpër burgjet e Egjiptit dhe torturohen në mënyrë ç’njerzore.
Në fund, shejh Karadavi, fjalimin e tij e përfundoi duke iu dhënë shpresë gjith të shtypurve:“Allahu është i Plotëfuqishëm dhe ai do ta zbresë ndihmën e Tij mbi ne, por me një kusht, që në ta ndihmojmë Atë (Fenë e Tij). Të jeni të bindur se Zoti është me ju dhe nuk do t’ju lë asnjëherë”.
Burimi: iumsonline.org
Forumi Rinor Islam