Për të tretin vit me radhë, Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin s.a.v.s”, realizoi shpërndarjen e thënieve profetike, bashkëngjitur me ëmbëlsira. 

Thëniet ishin në gjuhë shqipe dhe gjuhën maqedone, të cilat u shpërndanë në tri pika të qytetit të Kumanovës. 

Qytetarët ngelën mjaft të kënaqur me këtë aktivitet, i cili njëherit shërbeu edhe si përkujtim për rikthim të vlerave dhe traditës profetike.

anigif-1