Qendra e solidaritetit dhe avancimit në Kumanovë, në prag të festës së Fitër Bajramit, bëri shpërndarjen e 245 shportave të Fitër Bajramit. Këto shporta janë blerë nga mjetet e zekatit dhe sadakatul fitrit, të tubuara nga qendrat tona në diasporë po ashtu edhe nga vet banorët e vendit tonë.
Si rezultat i kësaj fryme të bashkëpunimit, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Austri, qendër e sapo hapur, prej anëtarëve të saj, bashkëatëdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Austri, arriti që të mbuloj materialisht 160 shporta.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Belgjikë, arriti që ti mbuloj 39 shporta, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Gjermani, 12  shporta, Unioni i Imamëve Shqiptar me seli në Zvicër, 10 shporta, ndërsa pjesa tjetër prej 24 shportave u mbulua nga banorët e Komunës së Kumanovës dhe Likovës.
Shporta e Fitër Bajramit, përmban ato artikuj ushqimor që të varfërve të Komunës së Kumanovës dhe Likovës i shërbejnë për ditët festive.
Ndërkaq shpërndarja e shportave u bë në Kumanovë si dhe në fshatrat : Mateç, Hotël, Likovë, Nikushtak, Ropalcë, Cerkez, Llopat, Vakcincë, Llojan, Opajë, Rrahmanli.
Aktiviteti i njëjtë u realizua edhe në Luginën e Preshevës nga ana e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, ku përfshiu mbi 425 shporta.
Me këtë rast, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë iu falënderohet të gjithë donatorëve dhe aktivistëve të saj për aktivitetin e realizuar, si dhe të gjithë besimtarëve mysliman anekënd trojeve tona ua uron Festën e Fitër Bajramit.