Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në bashkëpunim me shoqatën edukative “Vllaznia” edhe këtë vit po realizon shportën e Ramazanit.

Grumbullimi i mjeteve bëhet në Musli Market, Selman Turizëm dhe Mirgos, në Kumanovë. Ky aktivitet do të vazhdojë gjatë tërë këtij muaji, me ç’rast do të bëhet edhe shpërndarja e disahershme e shportave në qytet dhe rrethinë, për familjet nevojtare.

Çdo shportë kushton 300 denarë dhe në të vendosen artikujt themelorë ushqimorë dhe gjërat e nevojshme për amvisëri.