Shqipëria e madhe përmbys Armeninë, në “Elbasan Arena”, 2-1

Mavraj në castet e fundit ja del të jetë nga minuta e parë, ndërsa surpriza është Roshi në vend të Lenjanit dhe Memushaj nga minuta e parë

Shqipëria mund Armeninë dhe fatin për të rrëzuar murin e shtyllave në “Elbasan Arena”. Mavraj në castet e fundit ja del të jetë nga minuta e parë, ndërsa surpriza është Roshi në vend të Lenjanit dhe Memushaj nga minuta e parë, ndërsa te armenët debuton Andonian nga minuta e parë. 13 mijë zëra të gjithë me qeleshe mbi krye, bëjnë të dëgjohët fortë himni i Flamurit, duke i  futur të dridhurat dhe futbollistëve në fushë.

Kuqezinjtë ndjejnë peshën e presionit dhe në të parën zbritje të armenëve në të 3-tën, Mkhitharyan na ndëshkon, me Mavrajn që në përpjekje për të larguar topin e dërgon atë në rrjetën e Berishës.

Shqipërisë i nevojiten minuta të tëra për të marrë veten, por në të 15-tën kur rrezikon i afrohet për pak centimetra golit, por Xhaka me koke godet jashtë. 3 mintua më pas Agolli “telekomandon” një tjetër top drejt zonës për Abrashin, që i vetëm përballë Berezovtskit godet shtyllën duke bërë De Biasin të kërcejë në stol, vetëm se këtë herë prej dëshpërimit. Shqipëria rritet minuti pas minuti, por fati ynë mbetet sërish te shtylla, pasi në të 34-trën, e trondit atë dhe Cikalleshi.

Pjesa e parë mbyllet me një tjetër harkim të Agollit dhe një goditje të Cikalleshit, por që ndalet mbi vijë nga Berezovski. Në pjesën e dytë De Biasi, ndryshon emrat dhe forcat sulmuese në fushë duke nxjerrë Abrashin e Memushajn për Gashin e Lenjanin. Gjithsesi rreziku vjen sërish nga këmbët e Agollit, që në të 52-tën harkoi dhe për Lenjanin, që për cështje centimetrash godet jashtë. Ne te 54-tren dhe Gashi i afrohet golit me goditjen e parë drejt portës . Në të 57-të, Cikalleshi rrëzohet në zonë, i gjithë stadiumi vërshëllen përvec atij që duhet të vërshëllejë, kryesori Borbalan. Armenia që ishte zhdukur nga fusha prej minutës së 3-të u zgjua në të 63-tën nga Pizelli që me një goditje nga distanca provoi të befasonte Berishën. Nga distanca kërkoi golin dhe Gashi disa sekonda më pas por dhe ai jashtë.  Në të 68-tën, De Biasi luanin dhe kartën Salihi duke nxjerrë Roshi. Në të 71-tën, Hambartusyan shkakton faull ndaj Lenjanit dhe lë me 10 vetë armenët duke dalë me të kuq. Fati i Shqipërisë megjithatë vazhdon të mos ndryshojë, pasi 1 minutë më pas Berezutski dhe shtylla ndalin sërish Shqipërinë. Fati dhe shtylla luajnë me ndjenjat e kuqezinjve, pasi në të 73-tën, as goditja e Cikalleshit nuk e nxjerr dot golin. Te goli i Mavraj nisi fati ynë i keq, dhe te Mavraj më në fund përfundoi me mbrojtësin kuqezinj që fluturoi për barazimin.

Tani që shtylla nuk mund të na ndalë më, rrjeta ishte i vetmi përfundim dhe aty e dërgoi topin në të 82-të dhe Shkëlzen Gashi duke ngritur në qiell “Elbasan Arena”.

Të ngjajshme