Njëherë takova ish këngëtarin anglez Cat Stevens asokohe ndërsa tani me emrin Jusuf Islam dhe e pyeta se si kishte hyrë në Islam, sepse isha kureshtar ta dija këtë:
Mu përgjigj: “Isha duke notuar dhe u largova vërtetë larg nga bregu dhe ndjeva një lodhje të madhe muskulore, që më bëri të ndihesha se nuk do mundja të vazhdoja të notoja më. Ndërkaq e hodha vështrimin për nga bregu i largët. E kush do ta dëgjonte zërin tim?! Kush do më shpëtonte?! U binda se ky ishte fundi. Por mu kujtua Zoti dhe në këtë moment u përmenda dhe ndjeva se unë e kam një krijues që më ka krijuar. Ia drejtova Atij lutjen time duke i thënë: “ O Zot, po më shpëtove, pjesën tjetër të jetës do ta kaloj në ndjekje të fesë tënde të vërtetë!” Asokohe në fakt isha në kërkim të fesë së vërtetë, por as që çoja nëpër mend se ajo ishte feja Islame, kjo nisur nga gjendja kritike e muslimanëve në vendet tona. Sapo mbarova lutjen time, kur ja, më erdhi një dallgë që më mori e më nxori dretj e në breg. Kështu dola nga deti. Më pas harrova çfarë më ndodhi. Harrova lutjen time dhe se çfarë i thashë Zotit tim. Pas një viti u sëmura dhe në një vizitë që më bëri im vëlla më solli komentimin e Kur’anit në anglisht, duke e zgjedhur atë si një dhuratë nga Orienti, të cilën e kishte blerë në Kuds (kryeqytetin e Palestinës) kur kishte qenë atje. Vendosa ta lexoj dhe kështu bëra. Kështu u futa në fenë e Allahut të Lavdishëm dhe të Madhërishëm.”
Po! Allahu i Madhërishëm i përgjigjet lutjes së njeriut në nevojë dhe i përgjigjet lutjes që bën lutësi i sinqertë që strehohet tek Ai./Forumi Rinor Islam
Shejh Abdulmexhid Zendani