Përktheu e përshtati nga boshnjakishtja: Hamdi Nuhiju
Shtëpia e Hatixhes r.s. Kush kanë qenë të ftuar?
Ebu Talib, Hamza ibn Abdul-Muttalib, Abbas, Ebu Bekr Es-Siddik, Wereka ibn Nevfel, ‘Amr ibn Esed, Amr Ibn Hazzam, gratë e tyre dhe gra tjera. (Burimi: El-Halebi, Insanu-l-ujun fi Sirati-l-emini-l-me’mun)
Kush ka mbajtur fjalim dhe kush i ka bërë nikah?
-Ebu Talib e ka falënderuar Allahun që e ka bërë atë dhe familjen e tij me prejardhje prej Ibrahimit alejhi selam, dhe ka falënderuar Muhammedin s.a.v.s.
-Pastaj, Wereka ibn Newfel e ka vërtetuar nderin e dinjitetin e familjes së Pejgamberit Muhammed alejhi selam dhe i ka bërë nikah të njëjtin me Hatixhen r.a. (Burimi: El-Ja’kubi, Tarih)
Sa ka qenë mehri?
-Mehri ka qenë 200 deve. (burimi: Ibn Hisham, Sira)
-Ose 500 dirhem të sodit. (Burimi: Es-Salihi, Subulu-l-huda we-r-reshad)
A ka pasur darkë për mysafirët?
Është therur një deve për mysafirët ku një pjesë e saj është shpërndarë për të varfrit. (Burimi: El-Halebi, Insanu-l-ujun fi Sirati-l-emini-l-me’mun)
Në dasëm ka marr pjesë edhe Halima Es-Sa’dija, nëna prej qumështit e Pejgamberit Muhammed alejhi selam. Të sapomartuarve ajo u ka dhuruar 40 dhenë që t`i ndihmonte për të ndërtuar këtë familje të re. (Burimi: Muhammed Burhan, Nisa hawle-r-Resul)