– Pirja e ujit parandalon dehidratimin, i cili shkakton ngadalësimin e metabolizmit. Njerëzit e etur shpeshherë mund të ngatërrojnë etjen me urinë dhe në këtë mënyrë të konsumojnë ushqim pa qenë nevoja.
– Ushqimet e lehta mes vakteve ju pengojnë të konsumoni shumë ushqim kur të uleni në tavolinë. Por, sigurohuni që të hani gjëra të shëndetshme si p.sh fruta apo kos.
– Stresi shton humbjen muskulore dhe ngadalëson metabolizmin. Kjo situatë mund të ndikojë në shtimin tuaj në peshë. Gjeni rrugët e mundjes së stresit për të parandaluar këtë.
– Studimet kanë treguar se vitamina D ndikon në dobësim. Por nëse zgjidhni të merrni vitaminën D nëpërmjet diellit atëherë mos harroni të përdorni kremin mbrojtës. Sigurohuni që e keni mbrojtur veten nga kanceri i lëkurës.
– Sipas studimeve të fundit vitamina C ndihmon në djegien e yndyrave. Në një porcion mund të merrni të paktën 75 miligram vitaminë C. Në gjysmë greifrut gjendet 44 miligram vitaminë C. Shumë fruta të pasura me vitaminë C përmbajnë edhe sasi të bollshme fibre. Edhe fibrat ndihmojnë në djegien e kalorive.
– Muskujt djegin më shumë kalori se yndyrat.Masa e ulët muskulore është fajtori kryesor i një metabolizmi të ngadaltë. Ju mund të ngrini pesha për të djegur kalori. Bëni ushtrime fizike të paktën 2-3 herë në javë për të krijuar një masë muskulore dhe për ta mbrojtur atë.
– Buzëqeshni. Tregoni barsoleta dhe bëni humor me miqtë tuaj. Çfarëdo që të bëni mos harroni se të qeshurit e përshpejton metabolizmin dhe djeg të paktën 10 kalori.
– Çaji jeshil i konsumuar pas ushtrimeve shton oksidimin e yndyrave tek meshkujt, rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe tolerancën e glukozës.
– Ju mund të digjni kalori edhe gjatë punëve të përditshme. P.sh nëse punoni në zyrë dhe ngjiteni me ashensor mund të provoni shkallët. Ngjitja e shkallëve djeg po aq kalori sa një ushtrim fizik. Nëse punoni gjithë ditën para kompjuterit ngrihuni pak në këmbë dhe ecni.
– Një nga shkaqet e shëndoshjes është dhe ushqyerja e shpejtë. Provoni të hani më ngadalë sepse dërgimi i sinjalit të ngopjes në tru zgjat 10 minuta. Prandaj përtypeni ushqimin ngadalë.