Në Info Qendrën e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup u mbajt finalja në kuadër të projektit “Talentium” me nxënësit e qytetit të Shkupit. Me këtë u përmbyllën të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me këtë projekt. Kjo finale kishte karakter garues ku gara u zhvillua në dy kategorit: fjalime motivuese dhe film dokumentar. Sivjet në kategorine e fjalimeve motivuese garuan 7 nxënës nga shkolla të ndryshme.
Fjalimet ishin të larmishme dhe u performuan shkëlqyeshëm nga nxënësit të cilët gjatë gjithë projektit u angazhuan maksimalisht për tu paraqitur sa më denjësisht para publikut në natën finale të Shkupit. Gjithashtu para publikut u paraqitën edhe dy filma dokumentar të realizuar nga vetë nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt, të cilët paraprakisht u ndanë në dy grupe për të punuar në dokumentaret. Për vlerësimin e punës së nxënësve u angazhua edhe një juri në përbërje të profesorëve dhe trajnuesve të ndryshëm.
Në fund u përzgjodhën më të mirët. Në kategorinë e fjalimeve motivuese si më të mirë u zgjodhën Sinan Ismaili dhe Minevere Toçi të cilët fituan të drejtën për pjesëmarrje në finalen e madhe ku do të garojnë me nxënësit më të mirë të qyteteve tjera. Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës në projektin “Talentium” u çertifikuan me çertifikata për pjesëmarrje dhe ndjekje të trajnimeve në kuadër të këtij projekti.

11185789_1584190851838237_2067864763_n
Talentium – Shkup

11186252_1584189625171693_1470224046_n
Talentium – Shkup

11195389_1584189965171659_1458575080_n
Talentium – Shkup

11216176_1584189631838359_578049890_n
Talentium – Shkup

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam